Kryemadhi ka një përshëndetje të veçantë për Edi Ramën dhe ingranon Elbasanin për protestën e 27 janarit

Publikuar tek: politike, më 12:58 20-01-2018 Kryemadhi ka një përshëndetje të veçantë për Edi Ramën dhe ingranon Elbasanin për protestën e 27 janarit

Kryetarja e LSI, Monika kryemadhi ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me strukturat e kësaj partie në Elbasan.

Gjatë fjalës së saj, ajo ftoi të gjithë shqiptarët të bëhen pjesë e protestës së 27 janarit, ndërsa përshendeti gjestin e kryeministrit Edi Rama pasi i mundësoi ilaçin e munguar mësues së sëmurë nga kanceri i gjirit.

FJALA E KRYEMADHIT

LSI dhe e gjithë Shqipëria gjendet përballë sfidave të vështira, por të rrezikshme për të ardhmen e vendit. Me përkrahjen e entuziastin dhe strukturave të LSI, forca stabilizuese në vend, sot kërkon të zgjojë shqiptarët nga gjumi i harresës që i ka përfshirë.

I bëjmë thirrje shqiptarëve që në 27 janar të bëhen pjesë e protestës në bulevardin “Dëshmorët e kombit”.

Harroni bindjet politike, se protesta është dita e ndërgjegjësimit të shqiptarëve. Do protestojmë për veten tonë, për të ndërtuar Europën në Shqipëri.

Për naftëtarët që qeveria e Ramës i gënjeu natën e vitit të ri, sot protestojnë sërish në shi.

Për minatorët që nuk kanë statusin e minatorit, për ata që kanë qenë viktima në galeritë e minierave.

Për mjekët e infermierët që largohen nga Shqipëria, punonjës të administratës që hiqen nga puna duke shkelur ligjin me të dyja këmbët.

Pronari i shqiptarëve nuk është Rama, është vetëm kryetar i PS, por s’do jetë zot i shqiptarëve.

Nga Elbasani përshëndes Ramën për ndihmesën që i dha mësueses për ilaçin që i mundësoi si e sëmurë me kancer, por, do doja që Rama ta bënte këtë gjë edhe për Mrikën nga Lezha, për Astritin nga Korça, Thimin nga Gjirokastra, e për qindra mijëra të tjerë që janë të sëmurë e presin ilaçe nëpër dyert e spitalit.

Gjesti i Ramës do doja të mos jetë teatër, do dëshiroja që të zgjidhte jo vetëm hallin e një perosni në media, por qindra e atyre që janë në proceset e kimioterapive.

 Do doja që të bëne me gjithë shqiptarët që duan një vend pune, që asistojnë një Shqipëri evropiane, propagandë për veten e tij.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011631011962891
array(1) { ["section"]=> string(111) "kryemadhi-ka-nje-pershendetje-te-vecante-per-edi-ramen-dhe-ingranon-elbasanin-per-protesten-e-27-janarit-107265" }