KRYEMADHI kthehet 3 vite pas, flet dhe për thirrjet djeshme 'Rama ik!': VLAHUTIN gati të blinte deputetë për Ref. e Drejtësisë, të mos përsëritet '1997'

Publikuar tek: aktualitet, më 17:34 18-11-2019 KRYEMADHI kthehet 3 vite pas, flet dhe për thirrjet djeshme 'Rama ik!': VLAHUTIN gati të blinte deputetë për Ref. e Drejtësisë, të mos përsëritet '1997' Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi akuzon ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt, njësoj ish ambasadoren e BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin.

Në konferencë me gazetarët, Kryemadhi shton se ish-ambasadori amerikan Donald Lu nuk besonte në 2016 se LSI-ja dhe Ilir Meta do të votonin Reformën në Drejtësi, teksa ndërhynte kryeministri Rama. Nga ana tjetër, Kryemadhi shton se Vlahutin donte të blinte disa deputetë të opozitës për të kaluar Reformën në Drejtësi.

Për sa i përket thirrjeve të djeshme përpara ndeshjes Shqipëri-Francë në ''Air Albania Stadium'', Kryemadhi kërkon që kjo pakënaqësi të mos kthehet në një 1997 të dytë.

''Lu nuk besonte se Meta do të miratonte reformën në drejtësi. Sot kemi këtë shtet autokratik që e ka bërë Rama.

Jemi me partnerët strategjikë për të zgjidhur krizën. Të shkojmë në zgjedhjet e reja, janë të rëndësishme kushtet e Bundestagut. Janë 'road-map' për opozitën dhe shqiptarët.

Thashë se Lu nuk e besonte se Meta do të votonte Reformën në Drejtësi, se ndërhynte Rama.

Ambasadorët funksionojnë duke komunikur me kryeminstrin apo Ministrinë e Jashtme. Disa prej partnerëve strategjikë janë më afër kryeministrit.  Vlahutin i thoshte Lu-së që të blinte disa deputetë për të miratuar Reformën në Drejtësi. E rëndësishme ishte që kjo reformë të kalohej me konsensus. Po të mos ishte PD-ja, kjo reformë nuk do të ishte e besueshme për BE-në dhe qytetarët shqiptarë.

Siç është fajtor Borchardti, ka qenë dhe Vlahutini, ajo erdhi jashtë radhëve të sistemit diplomatik të Brukselit dhe kjo zonjë nuk mban përgjegjësi. Megjithatë haraçet i paguajnë popujt e vegjël;.

Ato thirrejt dje në në stadium janë rezultat i pakënqësi. Por, kjo pakënaqësi të mos kthehet si në 1997. Kemi një tjetër krizë, që është larguar shtresa e mesme e Shqipërisë. Ne si klasë politike kemi për detyrë ta zgjidhim krizën'', foli kryetarja e LSI-së Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097599029541016
array(1) { ["section"]=> string(150) "kryemadhi-kthehet-3-vite-pas-flet-dhe-per-thirrjet-djeshme-rama-ik-vlahutin-gati-te-blinte-deputete-per-ref-e-drejtesise-te-mos-perseritet-1997-186323" }