Kryemadhi letër Lu e Vlahutin: Kapja e drejtësisë nga mazhoranca, pasoja të rënda

Publikuar tek: barometri, më 08:16 19-01-2018 Kryemadhi letër Lu e Vlahutin: Kapja e drejtësisë nga mazhoranca, pasoja të rënda

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ka drejtuar një letër zyrtare ambasadorit të SHBA dhe ambasadores së BE, Romana Vlahutin.

Letra e drejtuar ndërkombëtarëve kishte si fokus reformën në drejtësi dhe dhe problematikat që po hasen në zbatimin e saj. Sakaq, ka akuzuar maxhorancën, për sjellje arrogante dhe për minimin e rëndë që i ka sjellë dialogut politik.

“Moment i patolerueshem përbuzja e opinioneve të dhëna nga ONM për kandidate të caktuar nga Sekretari i Përgjithshem i Kuvendit (ish-sekretar i pergjithshem i ministrit Tahiri). Veprimet e mazhorances janë të një linje politike qe ka prioritet kapjen e drejtesisë. Kapja e drejtesise do ketë pasoja të rënda politiko-shoqerore”- është shprehur kryetarja e LSI-së.

Në letër, Kryemadhi ka theksuar se roli i ndërkombëtarëve është shumë i rëndësishëm për krijimin e një klime të re politike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.097288846969604
array(1) { ["section"]=> string(86) "kryemadhi-leter-lu-e-vlahutin-kapja-e-drejtesise-nga-mazhoranca-pasoja-te-renda-107090" }