Kryemadhi: LSI më zgjodhi kryetare se jam zënë me Nanon, Metën e të gjithë. Ramën e kam shok… (Debat me analistin)

Publikuar tek: politike, më 22:33 12-12-2019 Kryemadhi: LSI më zgjodhi kryetare se jam zënë me Nanon, Metën e të gjithë. Ramën e kam shok… (Debat me analistin) Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi ka thënë mbrëmjen e sotme se LSI e ka zgjedhur atë si kryetare pasi ajo ka bërë opozitën ndaj të gjithë kryeministrave që ka pasur vendi.

“LSI më zgjodhi mua kryetare se gjithë jetën time jam zënë me Fatos Nanon, Ilir Metën, me të gjithë”, tha Kryemadhi, ndërsa më herët tha se me Ramën ishin shok, por në politikë janë kundërshtar.

“Unë Edi Ramën e kam shok, kurse kundërshtar politik e kam pasur gjithmonë”, tha më tej Kryemadhi, ndërsa analisti Besard Kadia me të cilin kryetarja e LSI po debatonte, i tha se kur ai bënte opozitën ndaj Ramës ajo ishte në Qeveri me të.

“Po shumë mirë, ti e ke dhe shok kurse unë se njoh fare. Kur unë i bëja opozitë Ramës dhe LSI, ju ishit me Ramën në qeveri”, tha Kadia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084009170532227
array(1) { ["section"]=> string(115) "kryemadhi-lsi-me-zgjodhi-kryetare-se-jam-zene-me-nanon-meten-e-te-gjithe-ramen-e-kam-shok-debat-me-analistin-189244" }