Kryemadhi: Malësorët Doshi dhe Berisha merren me gra e fëmijë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:45 10-03-2015 Kryemadhi: Malësorët Doshi dhe Berisha merren me gra e fëmijë

Deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi ka përfunduar dëshminë e saj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me akuzat e bëra nga deputeti Tom Doshi.

Pas përfundimit të dëshmisë, bashkëshortja e kreut të Kuvendit, ka deklaruar se është gati të ballafaqohet me Doshin në Prokurori për çdo probleme. Ajo ka akuzar deputetin shkodran dhe ish-kryeministrin Sali Berisha se merren me gra e fëmijë.

"Meqenëse malësori Tom dhe malësori Sali Berisha merren me gra dhe me fëmijë, isha në Prokurori për të dhënë gjithë shpjegimet e mia rreth ngjarjes dhe jam gati të ballafaqohem në Prokurori me Tomën dhe shokët e tij për çdo problem që ai ka. Dhe dua t’ju siguroj dhe juve, që meqenëse përmenden gjithë familjarët, gjyshja ime ka vdekur, në qoftë se pretendon Toma që mund ta shpëtojë në rastin e tij”, ka deklaruar Kryemadhi.


Deputetja Monika Kryemadhi do të dëshmojë sot në orën 19:20 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas akuzave të deputetit Tom Doshi për atentatin e organizuar ndaj tij.

Doshi e ka përmendur për herë të fundit Monika Kryemadhin sot gjatë një shkrimi në Facebook, ku e akuzon se ajo po merr informacione nga një shoqe e saj rreth dëshmive në prokurori, duke dekonspiruar kështu procesin e hetimit. Doshi gjithashut e ka përmendur Kryemadhin më parë se ka patur njohje me Fatjon Skënderin, i cili sipas Doshit ka marrë porosi nga Ilir Meta për vrasjen.

“Kam informacione që hetimet që po bëhen për akuzat e mia ndaj Metës janë të dekonspiruara. Një shoqe e Monikës raporton cdo ditë për ato që ndodhin aty. Pavarësisht se unë nuk i paragjykoj hetimet, konstatoj se ato po nxitohen me qëllim, për tu mbyllur shpejt, pa arritur ti bëhet një zbërthim shkencor cdo fakti”, ka thënë Tom Doshi.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali i Portit të Durrësit, në hetim Dhori Kule, Ardian Çela, Andi Toma e anëtarë të Këshillit
Doshi kërkesë Llallës: Duhet të dëshmosh, e bën proçesin të pabesueshëm »
Article Logic
Execution time: 0.01255989074707
array(1) { ["section"]=> string(65) "kryemadhi-malesoret-doshi-dhe-berisha-merren-me-gra-e-femije-5487" }