Kryemadhi me banorët e Njësisë 5: Qytetarët bëjnë nga 2 punë se s’kanë mundësi financiare, këta e taksojnë 2 herë

Publikuar tek: politike, më 20:50 23-01-2021 Kryemadhi me banorët e Njësisë 5: Qytetarët bëjnë nga 2 punë se s’kanë mundësi financiare, këta e taksojnë 2 herë Kryemadhi me banore te njesise 5 ne Tirane

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ditën e sotme ka zhvillouar një takim me banorët e Njësisë numër 5 në kryeqytet.

Pasi është njohur me problematikat e zonës, ajo është shprehur se bizneset taksohen me 2 standarde, pasi disa paguajnë për biznes normal dhe disa nuk paguajnë fare.

Kryemadhi akuzoi qeverinë se i takson qytetarët nga dy herë vetëm për shkak se ata janë të dypunësuar, por shtoi se qytetarët e bëjnë këtë vetëm për shkak të mundësive financiare.

“Ka dy standarde për bizneset. Dikush e paguan taksën për biznes normal, dikush nuk paguan asnjë lloj takse. Ndërkohë që tek dera e biznesit të mbyt. Ka dhe një problem tjetër, ne thamë do taksojmë të pasurit, nuk do taksojmë të varfrit, por faktikisht ndodhi e kundërta. Sot paguajnë taksa ata që nuk kanë mundësi, pra paguajnë ato djem dhe vajza që janë të dy punësuar, që për shkak të mungesës së mundësisë financiare bëjnë dy punë. Se një njeri bën dy punë sepse nuk ka mundësi financiare dhe ata e paguajnë taksën dy herë. Dikush tjetër që nuk bën asnjë punë, por vetëm i bën fresk kryeministrit, nuk paguan asnjë taksë. Përkundrazi merr edhe 3 çerekun e buxhetit të shtetit, që paguhet nga taksat e popullatës dhe sot jemi në këtë situatë ku njerëzit po largohen.

Ajo që është një nga pikat tona kryesore është krijimi i mundësive dhe hapësirave për të pasur drejtësi të barabartë për të gjithë. Çfarë do të thotë kjo gjë? Për mua dhe jam e bindur se për këdo nga ne, prona është e shenjtë. Dhe për shkak të pronës njerëzit punojnë, kontribuojnë, trashëgojnë nga njëri tjetri, në mënyrë të tillë që dikush përmirëson jetën, dikush shkollon fëmijët, dikush e trashëgon tek fëmija. Dhe një nga problemet që kemi pasur është arbitrariteti për hir të urbanizimit. Është ligji i legalizimeve, por ligji i urbanizimit vjen pasi zbaton ligjin e legalizimit, sepse ligji i legalizimit është miratuar që në 2005-2006. Thotë legalizim pastaj urbanizim. Sepse e nisi teorinë Edi Rama kur ishte Kryetar Bashkie që të bënte urbanizim pastaj legalizim, që t’i nxirrte njerëzit në mes të rrugës. Dhe urbanizmi penalizonte të gjithë qytetarët, në bazë të interesave të ndërtuesve dhe ajo që sot është më e rëndësishme është që ky ligj jo vetëm që është i shkruar dhe i miratuar nga Parlamenti, por është i zbatuar për së prapthi. Sepse sot ju keni 6 vjet që jeni në rrugë, Unaza e Re po ashtu, pjesa e Bulevardit të Ri po ashtu, Shkoza e famshme po ashtu. Pra e gjithë struktura e njerëzve që prej 30 vitesh kanë paguar taksa, kanë paguar energjinë elektrike, taksë pastrimi, taksë gjelbërimi.  E njëjta situatë si jeni ju tek zona e Unazës së Re, pjesa e pallatit me shigjeta, e njëjta situatë është edhe me familjet në Kombinat që i kanë nxjerrë në rrugë për shkak të tërmetit, ua kanë shembur pallatet dhe nuk kanë asnjë kontratë marrëveshjeje”, tha Kryemadhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Na erdhën në 11 të natës me çantat me EURO”, Spiropali në familjen e Hekuran Dedës, i vrarë më 21 janar 2011, vëllai i viktimës trondit me dëshminë
Veliaj publikon pamjet e pastrimit të silikonit nga xhamia: Më 25 prill të heqim njollën e Saliut, Likes, Lulit e Monës nga trupi i Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.01198410987854
array(1) { ["section"]=> string(118) "kryemadhi-me-banoret-e-njesise-5-qytetaret-bejne-nga-2-pune-se-s-kane-mundesi-financiare-keta-e-taksojne-2-here-236138" }