Kryemadhi me të rinjtë e LRI në Fier: Situatë problematike me shpopullimin e vendit

Publikuar tek: politike, më 19:12 17-10-2020 Kryemadhi me të rinjtë e LRI në Fier: Situatë problematike me shpopullimin e vendit Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lsi-së Monika Kryemadhi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me të rinjtë e LRI-së në Fier.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi deklaroi se LSI është partia që i ka hapur dyert të rinjve, ndërsa theksoi se problematike është situata me shpopullimin e vendit.

“Në një moment çuditesh se sa besojnë të rinjtë dhe ndonjëherë mendoj se sa shumë të keq jemi treguar ne si politikanë. Se them dot për LSI, se ia hapi dyert të rinjve. Për hir të së vërtetës, Kejdi Mehmetaj, Floida, Brahimllari, janë ndodhur përballë sfidës dhe janë përballur. Një nga problematikat që ndjemë sot, ne ishim bashkë me Kejdin në Mbrostar, ku bëmë një takim me disa gra, ku në fytyrat e tyre shikoje dhimbje e vuajtje, ishte largimi i fëmijëve të tyre. Ata ishin larguar në emigracion prej 10 muajsh. Çdo dite e më shumë shpopullimi po vjen duke u bërë me ritme të larta. Kur pyesim se çfarë pune bëjnë atje, na thonë se punojnë në sera.”, tha Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010961055755615
array(1) { ["section"]=> string(89) "kryemadhi-me-te-rinjte-e-lri-ne-fier-situate-problematike-me-shpopullimin-e-vendit-224139" }