Kryemadhi: Miratimi i rezolutës për dhunën ndaj grave, moment pozitiv

Publikuar tek: politike, më 00:04 05-12-2017 Kryemadhi: Miratimi i rezolutës për dhunën ndaj grave, moment pozitiv

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar sot në Kuvend  se miratimi i rezolutës për dhunën ndaj grave është moment pozitiv.

Në fjalën e saj, Kryemadhi është shprehur se miratimi i rezolutës për dhunën ndaj grave është moment pozitiv dhe tashmë përgjegjësi e të gjithë politikës. “Ky solidaritet i gjerë politiko-shoqëror është një shpresë e re për një ndarje njëherë e përgjithmonë nga kjo shëmti e papranueshme dhe e rëndë, siç është dhuna ndaj grave”, tha ajo.

Më tej, Kryemadhi shtoi se “Si kryetare e LSI-së, por dhe personalisht, do të investohem me të gjitha fuqitë e mia që kjo rezolutë të mos mbetet vetëm një deklaratë në letër, por një dokument veprimi për të mirën e gruas shqiptare e te Shqipërisë ne tërësi”.

“Votimi unanim i rezolutës për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm demonstron një orientim pozitiv të Shqipërisë drejt politikave afatgjata dhe në sinkron me qëndrimet e vendeve më të përparuara të botës. Kjo është një sprovë që Shqipëria t’i largohet njëherë e përgjithmone spontanitetit dhe të orientojë politikëbërjen drejt objektivave afatgjatë e të qëndrueshëm, që sigurojnë një zhvillim ekonomik e shoqëror pozitiv e shpresëdhënës. Politikëbërja tash e tutje ka detyrim t’i respektojë këto objektiva të qëndrueshme e jo t’i devijojë ato për interesat e çastit e të ditës. Javë e mbarë!”, shprehet Kryemadhi, ndërsa ka postuar në statusin e saj Facebook një foto me gratë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011841058731079
array(1) { ["section"]=> string(74) "kryemadhi-miratimi-i-rezolutes-per-dhunen-ndaj-grave-moment-pozitiv-101981" }