Kryemadhi në Bradashesh: Mungojnë vendet e punës dhe infrastruktura, njerëzit më të intimiduar dhe më të kërcënuar janë mësuesit

Publikuar tek: politike, më 20:13 18-01-2021 Kryemadhi në Bradashesh: Mungojnë vendet e punës dhe infrastruktura, njerëzit më të intimiduar dhe më të kërcënuar janë mësuesit Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas Papërit është ndalur në një tjetër fshat të Elbasanit, në Bradashesh.

Kryemadhi ka deklaruar se është mikpritur në mënyrë të jashtëzakonshme nga banorët, teksa konstaton disa probleme të zonës.

Sipas saj vendet e punës dhe infrastruktura janë ndër problemet me të cilat po përballen banorët e Bradasheshit.

“Problematikat kryesore që ngrenë njerëzit janë jo vetëm mungesa e transportit për të shkuar në qytet qoftë për të marrë një certifikatë, problematikat që kanë me ndotjen e Kombinatit. Pastaj është mungesa e vendeve të punës, mungesa e hapësirave për të zhvilluar një biznes, taksat e larta, hapësira në mënyrë të tillë që secili të ketë kismetin dhe riskun e vet ku i thonë, për të punuar dhe për të jetuar. Sepse është ajo që e kemi të domosdoshme për në jetën e përditshme, për të qenë prezent edhe për të mbajtur familjen. Sepse sot në 2021 njerëzit diskutojnë për të mbajtur familjen me punë dhe duke mbajtur familjen me punë e mban edhe me bukë. Unë isha qëparë në Papër në disa familje, ku bëmë disa takime. U takuam me banorët, ku problem kryesor kishin çështjen e prodhimeve vendase, ku nuk kanë treg ku t’i shesin, e kanë të pamundur. I mbysin importet e produkteve të tera që vijnë nga jashtë, qoftë për mishin, zarzavatet, qumështin e kështu me radhë. Dhe ata detyrohen që jo vetëm të shesin gjënë e gjallë, por fëmijët e tyre janë larguar nga vendi. E njëjta gjë është kudo në të gjithë Shqipërinë dhe jam e bindur që edhe këtu janë këto probleme”- tha Kryemadhi.

Banori: Aq probleme të njëpasnjëshme ka, sa edhe mosha që është në gjimnaz, unë jap mësim në gjimnaz dhe bisedimet që bëj me nxënësit, thonë që çfarë do bëhemi ne nesër. Ne po mësojmë, po përpiqemi, janë fëmijë që kanë ambicie për të mësuar dhe për të marrë dije, por thonë nuk e dimë se ku do ikim.

Kryemadhi: Ka një problem profesor. Ne flasim për arsimin, themi arsim falas, libra falas e të tjera. Por njerëzit më të intimiduar dhe më të kërcënuar janë mësuesit të parët, të cilët kërcënohen politikisht. Më pas vijnë fëmijët, të cilët e kanë të pamundur sepse kushtet ekonomike, kushtet familjare, mungesa e infrastrukturës e bën të pamundur. Dhe mungesa e shpresës, është ajo që thatë ju, dakord unë po mësoj, po ku do shkoj unë nesër. Mungesa e një hartimi, strategjie se për çfarë ka nevojë Shqipëria, ka nevojë për IT, ka nevojë për mjekë, për infermierë, për ekonomistë, për juristë, për inxhinierë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama sulmoi BE-në, reagon Basha: Tirja e qeverisë gjithnjë fajëson të tjerët, vjedh shqiptarët dhe iu mohon bukën e fëmijëve
Topalli dhe Patozi me një listë të përbashkët? Përgjigjet ish-kryeparlamentarja: Ne kemi një qëllim, por... »
Article Logic
Execution time: 0.013614892959595
array(1) { ["section"]=> string(133) "kryemadhi-ne-bradashesh-mungojne-vendet-e-punes-dhe-infrastruktura-njerezit-me-te-intimiduar-dhe-me-te-kercenuar-jane-mesuesit-235493" }