Kryemadhi në Korçë: Qeveri e lodhur, reforma zgjedhore përgjegjësi e opozitës

Publikuar tek: politike, më 13:35 18-01-2020 Kryemadhi në Korçë: Qeveri e lodhur, reforma zgjedhore përgjegjësi e opozitës

Në një takim të mbajtur me strukturat e LSI-së në Korçë, kryetarja Monika Kryemadhi ka shpërndarë kartar e reja të anëtarësisë dhe ka akuzuar qeverinë se ka nxjerrë Shqipërinë në shitje.

Ajo akuzoi qeverinë se nuk është serioze në reformat që duhen marrë për anëtarësimin e Shqipërisë në Europë si dhe ka shprehur përgjegjësinë e opozitës mbi reformën zgjedhore.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

"Opozita mori përgjegjësinë e saj përpara jush për të realizuar reformën zgjedhore, e cila është edhe një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman jo vetëm e tij por dhe e bashkimit europian, për të bërë të mundur hapjen e negociatave në muajin mars. Kjo pikë ka qenë deri tani e vetmja alibi e pushtetit për të bërë bashkëpërgjegjëse opozitën për dështimet dhe mosdashjen e saj për të integruar vendin në BE.

Tashmë i duhet kësaj Qeverie të paaftë të mos mbajë më peng të ardhmen Evropiane të Shqipërisë.

Tashmë është kjo Qeveri e lodhur që duhet të përmbyllë tetë pikat e tjera të kushteve mjaft të qarta të Bundestagut Gjerman.

Tashmë është kjo Qeveri dhe ky Parlament monopartiak, që duhet të heqë dorë nga bllokimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë sipas Kushtetutës.

Me marrjen e përgjegjësisë nga ana e Opozitës së Bashkuar për të vetmin kusht që duhet kontributi i saj për të zhbllokuar integrimin në BE, tregoi që ne mbi interesat partiake apo llogaritë meskine elektorale vendos të parën të ardhmen e shqiptarëve.

Sepse për ne Shqipëria është e para!

E ardhmja Evropiane e saj është e para!

Edi Rama dhe Qeveria e tij e mbrapshtë duan ta përdorin izolimin e Shqipërisë si alibi për Mini-Shengenin duke shkuar kështu në aleanca dhe rrugë të tjera, të cilat shqiptarët nuk i kanë dashur as si politikë por as shpirtërisht".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.8409960269928
array(1) { ["section"]=> string(82) "kryemadhi-ne-korce-qeveri-e-lodhur-reforma-zgjedhore-pergjegjesi-e-opozites-192446" }