Kryemadhi në Lezhë: Kjo është dekada e ndryshimit të Shqipërisë, do marrë fund tranzicioni

Publikuar tek: politike, më 17:58 23-01-2020 Kryemadhi në Lezhë: Kjo është dekada e ndryshimit të Shqipërisë, do marrë fund tranzicioni Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndodhet në Lezhë, ku po zhvillon një takim me strukturat e partisë.

Gjatë takimit, Kryemadhi ka shpërndarë edhe 10 karta për anëtarësime të reja në këtë forcë politike, ndërsa është shprehur se fakti që rinia angazhohet në politikë i jep kurajo për të besuar se Shqipëria mund të ndryshojë për mirë.

Kryemadhi tha se viti 2020 do të jetë viti i parë i dekadës së ndryshimit për Shqipërinë.

“Shqipëria gjendet përballë edhe një tjetër problemi të madh që është shpopullimi i Shqipërisë. të ndërtosh ëndrrat sot në Shqipëri, e cila gjendet sot në situatë më të vështirë, është një kurajo e madhe. Unë do të dëshiroja të thoja që viti 2020 do të jetë viti i parë i dekadës së ndryshimit. Kjo dekadë është përfundimtare që do të bëjë ndryshimin e madh dhe mbylljen përfundimtare të tranzicionit”, tha Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031077146530151
array(1) { ["section"]=> string(95) "kryemadhi-ne-lezhe-kjo-eshte-dekada-e-ndryshimit-te-shqiperise-do-marre-fund-tranzicioni-192941" }