Kryemadhi në Washington/ Takim me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore

Publikuar tek: aktualitet, më 14:48 14-11-2019 Kryemadhi në Washington/ Takim me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore

Prej disa ditësh, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ndodhet në Shtetet e bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon një sërë takimesh me zyrtarë ndërkombëtarë.

Së fundmi, përmes një postimi në 'Facebook', ajo ka treguar se ka takuar Patrizio Paganon, Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Italinë, Greqinë, Maltën, Portugalinë, San Marinon dhe Timorin Lindor që prej vitit 2014.

Kryemadhi bën me dije se biseda e tyre u fokusua te lidhja e drejtpërdrejtë mes gjendjes së ekonomisë me shpopullimin e Shqipërisë, klimën e të bërit biznes, si dhe sektorët e veçantë si bujqësia apo turizmi.

Më herët kryetarja e LSI ka biseduar edhe me drejtorin e Zyrës për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit David Kostelancik.

Statusi i plotë:

Pata kënaqësinë të takoja në Washington zotin Patrizio Paganon, Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Italinë, Greqinë, Maltën, Portugalinë, San Marinon dhe Timorin Lindor që prej vitit 2014.

Biseda jonë u fokusua te lidhja e drejtpërdrejtë mes gjendjes shumë të rënduar të ekonomisë me shpopullimin e Shqipërisë, klimën e të bërit biznes, si dhe sektorët e veçantë si bujqësia apo turizmi.

Theksova se Shqipëria ka shumë nevojë për një ekonomi tregu funksionale dhe klimë biznesi krejt ndryshe nga ajo aktualja që karakterizohet nga presioni i jashtëzakonshëm ku e ka vendosur qeveria biznesin me korrupsionin, taksat kontrollet tatimore mesjetare e dekurajuese.

Klima, liria dhe siguria e të bërit biznes kanë nevojë për një implementim sa më të shpejtë dhe me integritet të reformës në drejtësi.

Gjithashtu ekonomia dhe biznesi kanë nevojë jetike për një politikë të vullnetit të mirë, që ta vendosë vendin në kushtet me të larta demokratike dhe ekonomike për të siguruar një të ardhme për çdo qytetar shqiptar në shtëpinë e tyre.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.073145866394043
array(1) { ["section"]=> string(78) "kryemadhi-ne-washington-takim-me-drejtorin-ekzekutiv-te-bankes-boterore-185884" }