Kryemadhi nga Durrësi: Jemi gati për zgjedhje, nuk ka pushime në korrik dhe gusht

Publikuar tek: politike, më 20:50 16-07-2019 Kryemadhi nga Durrësi: Jemi gati për zgjedhje, nuk ka pushime në korrik dhe gusht

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë që drejton në Durrës.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka komentuar edhe Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, ku e ka cilësuar qesharake, pasi nuk kanë ende një rezultat zgjedhjesh.

Kryemadhi deklaroi se muaji korrik dhe gusht nuk do të jenë muaj pushimi por punë e plotë për zgjedhjet.

Ndërsa për rritjen e çmimit të naftës, ajo ka thënë se do të prekë jo vetëm xhepat e shqiptarëve, por do kenë edhe pasoja negative në gjithë ekonominë.

‘Sot kemi një KQZ qesharake, ende nuk ka një rezultat zgjedhjesh. Çdo ditë e kësaj qeveria në pushtet thellon varfërinë dhe skamjen e shqiptarëve. Çdo ditë në pushtet e Edit shoqërohet me një mega korrupsion. Në një javë dy skandale që e rrisin çmimin e naftës me 25 lekë për litër. Askush të mos mendojë që mund të gëzojë djersën, mundin dhe gjakun e shqiptarëve me kontrata korruptive. Bujqësia drejt kolapsit dhe pa këtë rritje të frikshme të naftës. Rritja e çmimit të naftës nga dy aferat korruptive të Ramës do prekin jo vetëm xhepat e shqiptarëve, por do kenë edhe pasoja negative në gjithë ekonominë. Për dy oligarkë, do dëmtohen dhjetra eskportues dhe mijëra prodhues në bujqësi. Jemi në këtë betejë për të zhbërë të keqen që ka çuar në 35% numrin e qytetarëve që jetojnë nën minimumin e varferisë. Investimet e huaja janë bërë si përrallë nga e kaluara’, tha Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032869100570679
array(1) { ["section"]=> string(86) "kryemadhi-nga-durresi-jemi-gati-per-zgjedhje-nuk-ka-pushime-ne-korrik-dhe-gusht-172421" }