Kryemadhi nga Fieri: Gratë janë elementi më zhvillues në shoqërinë e një vendi, t’i mbështesim që të fitojnë pavarësinë ekonomike

Publikuar tek: politike, më 17:56 19-01-2021 Kryemadhi nga Fieri: Gratë janë elementi më zhvillues në shoqërinë e një vendi, t’i mbështesim që të fitojnë pavarësinë ekonomike Monika Kryemadhi takim me gratë e Fierit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gratë dhe vajzat e Fierit, të cilave u premtoi se do të krijojë hapësira punësimi në mënyrë që të krijojnë dhe to pavarësinë ekonomike.

Një nga problematikat e qarkut të Fierit, por dhe gjithë Shqipërisë është mungesa e punësimit, për të cilën Kryemadhi tha se do krijohen kushtet që gratë të përfshihen më shumë dhe të kenë role vendimmarrëse.

Kryemadhi: Unë ju falenderoj shumë që sot na e dhatë një mundësi për të bashkëbiseduar. Sepse të gjitha keni lënë fëmijët, disa në çerdhe, disa në shkolla, disa tek prindërit. Unë e kam besim të patundur që gruaja është elementi më zhvillues në shoqërinë e një vendi. Dhe në fakt gratë dhe vajzat gjithmonë LSI-së i kanë dhënë ngjyrën, i kanë dhënë sharmin, një atmosferë të jashtëzakonshme në momentet më të vështira. Dhe sigurisht që ne duam të krijojmë hapësira pafundësisht për to, jo vetëm në politikë, por edhe në vendimmarrjet sa i përket arsimit, shkencës. Unë kam shumë mikesha që kanë studiuar dhe janë diplomuar në shkencat ekzakte dhe janë sot në institucione shumë të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit. Por nga ana tjetër mundësia e zhvillimit të hapësirave për lëndët ekzakte sot në sistemin arsimor është bërë shumë e vështirë.

Po kështu ajo që unë mendoj shumë të rëndësishme është krijimi i mundësive për punësimin e grave, sepse duke qenë gratë të pavarura ekonomikisht, jo vetëm që krijojnë vendimmarrjen e tyre, por janë edhe shumë më aktive në jetën politike të vendit. Ne sot duam të diskutojmë për problemet që kanë gratë dhe vajzat e Fierit. Një nga problemet kryesore është çështja e punësimit të grave, çështja e fuqizimit ekonomik të tyre, pavarësia ekonomike, sepse të gjitha janë mundësi që krijojnë hapësira më shumë për t’u përfshirë gruaja. Mundësia për të angazhuar vajzat dhe gratë e Fierit në politikë është shumë e madhe. Keni shembull Kejdin, që ua kemi peshkuar ne nga Tirana. Tani duhet t’iu nxisim juve që t’iu përfshijmë sa më shumë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Varhelyi jep lajmin e mirë: Komisioni Europian do të ngrejë strukturë të posaçme për sigurimin e vaksinave nga shtetet e BE, Ballkani Perëndimor ka vemëndje të veçantë
Largimet nga partia, Gjoni: Keqardhje për LSI, më vjen të qesh me Ramën, kaq i dëshpëruar që në 2021 pret të kapë 2-3 deputetë »
Article Logic
Execution time: 0.011705875396729
array(1) { ["section"]=> string(134) "kryemadhi-nga-fieri-grate-jane-elementi-me-zhvillues-ne-shoqerine-e-nje-vendi-t-i-mbeshtesim-qe-te-fitojne-pavaresine-ekonomike-235616" }