Kryemadhi pa maskë te banorët e prekur nga tërmeti: Rama po shkatërron Vorën! Qytetarja: Ishalla s’ma prishin shtëpinë se po iki nga faza

Publikuar tek: politike, më 16:13 21-10-2020 Kryemadhi pa maskë te banorët e prekur nga tërmeti: Rama po shkatërron Vorën! Qytetarja: Ishalla s’ma prishin shtëpinë se po iki nga faza Kryemadhi në Vorë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi së bashku me Edmond Panaritin ka vizituar sot Vorën, ku ka zhvilluar dhe një takim me banorët e prekur nga tërmeti atje.

Shumë ankohen se qeveria dhe bashkia nuk ka zhvilluar dëgjesa me qytetarët, për t’u thënë se çfarë do bëhet me to. Ndërkohë janë prishuar disa pallate dhe shkolla.

Një banor thotë se po prishet e gjithë Vora, teksa të tjetër ankohen se nuk kanë marrë dëmshpërblimet.

Screenshot_1.jpg

Banori: S’ka bërë asnjë dëgjesë publike, nuk dimë asgjë. E zhdukën Fiqiriun, shiko ç’a bënë tani. E shkatërruan Vorën.

Kryemadhi: Do ta shohi në 25 prill ai. Dhe shkollën e ka shemb, akoma se ka rregulluar. Se do me ndërtu ndonjë gjë të vetën.

Biznesmeni: Rama i ka marr letrat dhe na i merr taksat si beznes, por na kompeson si banor jo si biznes.

Kryemadhi: Po iu ngushtohet laku, 6 muaj e 4 ditë i ka ngel.

Banori: Pallati është shembur, është zhveshur i gjithi. Njerëzit kanë ikur që aty.

Screenshot_3.jpg

Kryemadhi: Po dini gjë ku kanë shkuar? Apo i hoqi ky dhe s’do t’ja dijë ku do shkojnë? Kur ishte Ilir Meta kryeministër donte ta bëntë me polici. Kur ishte kryetar parlamenti se ka të grabiste të kalonte ligje në Kuvend. Tani që është president, ky do të vjedhi kushtetutën, Meta s’e lë. Po çfarë do ky t’i vjedhi të gjitha?

Banori: Tregun duan ta heqin nga aty dhe duan ta vënë këtu në mes. S’ka kuptim. Tregu thotë ai se çfarë do bëhet s’e dimë ne. Është prishuar sheshi, që sa u ndërtua. Ka ndërtesa që s’kanë as 5 vjet që janë ndërtuar me taksat tona, dhe ky do t’i prishi. Këto që po shemben janë kosto shtesë. Duke shmebur vila private të padëmtura, shtohen familjen që duan strehim.

Screenshot_4.jpg

Kryemadhi: Banorët që kanë ikur nga shtëpia, shteti duhet t’i japë një letër, një kontratë që nesër të mos vijnë të na thonë ne duam shtëpinë, por pa letra. Ne nesër do paraqesim një padi për vendimin që ka marrë Këshilli Bashkiak për Kombinatin. Pa konsultim me banorët. Ai si kontrollon dot hipotekat e njerëzve. As varrin e vet s’do e kontrolloj dot, se kështu e ka bërë Shqipërinë ai.

Banorja: Monika...

Kryemadhi: Si je çfarë bën?

Banorja: Mirë, aman shtëpitë i kemi merak.

Kryemadhi: Mos ki frikë nga frikacaku.

Banorja: Ti je si yll, shifi sytë si i ke sa të bukura. Ishalla mos më prishni shtëpinë, se e kam për mrekulli, po iki nga faza. Kam punuar një jetë për këtë shtëpi.

Screenshot_5.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paloka i kthen përgjigje Kryeministrit: Rama i tha sot SPAK se ‘pas inceneratorit të Elbasanit jam unë dhe mos guxoni të hetoni’
Meta merr pjesë në ‘Mëngjesin e Lutjeve’ të Jeruzalemit: shpreha krenarinë për kombin shqiptar që mikëpriti dhe mbrojti hebrenjtë »
Article Logic
Execution time: 0.012523174285889
array(1) { ["section"]=> string(141) "kryemadhi-pa-maske-te-banoret-e-prekur-nga-termeti-rama-po-shkaterron-voren-qytetarja-ishalla-s-ma-prishin-shtepine-se-po-iki-nga-faza-224602" }