Kryemadhi paralajmëron Ramën: Do përfundosh në kazan plehrash

Publikuar tek: politike, më 13:04 22-01-2018 Kryemadhi paralajmëron Ramën: Do përfundosh në kazan plehrash

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi reagon pas protestës së banorëve të fshatit Verri në Fier, të cilët janë përplasur edhe me policinë e shtetit ndërsa protestojnë kundër ndërtimit të impiantit të djegies së plehrave.

Kryemadhi paralajmëron Ramën se do të përfundojë edhe ai në një kazan plehrash nëse nuk tërhiqet nga vendimi për ngritjen e këtij impiani në këtë zonë.

 “Na duhet një politikë e mirë për riciklimin. Ricinerimi s’ka vend në Shqipëri. Beteja në Verri nuk është e banorëve, por e shqiptarëve, kundër mafies së plehrave të intaluar në Shqipëri, i bëj thirrje cdo anëtari në Fier që të shkojë në ndihmë të banorëve. Po ashtu, i bëj thirrje Ramës të heq dorë nga plehrat se do përfundojë në kazain e plehrave por të pariciklueshëm.

Ato janë toka buke, mezi po gjejmë toka të reja buke për shqiptarët. Nëse kryetari i bashkisë është vërtetë pronar i tokës ku po ndërtohet impianti, atëherë është vepër kriminale e shumëfishtë, ndaj i kërkoj Ramës që të mbajë premtimin banorëve në zgjedhjet e 2017-ës se impiani i plehrave nuk do ndërtohet, ia rikujtoj edhe një herë”, u shpreh Kryemadhi.

Banorët janë ngritur sot në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e impiantit të djegies së plehrave që sipas tyre do helmojë tokat bujqësore dhe kjo do ishte shkatërrim për ta por edhe stimul sëmundjesh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010204792022705
array(1) { ["section"]=> string(67) "kryemadhi-paralajmeron-ramen-do-perfundosh-ne-kazan-plehrash-107483" }