Kryemadhi: PD dhe opozita nuk i shmangen dialogut me mazhorancën, por me Ramën s'ka marrëveshje

Publikuar tek: politike, më 19:49 13-09-2019 Kryemadhi: PD dhe opozita nuk i shmangen dialogut me mazhorancën, por me Ramën s'ka marrëveshje Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi shprehet se Partia Demokratike dhe gjithë opozita nuk i shmanget dialogut me mazhorancën.

"Të jeni të bindur se PD dhe gjithë opozita nuk i shmangen dialogut politik dhe transparent me qytetarët.

Çështja e marrëveshjes vjen në momentet më të këqija të Ramës, me mesazhet që çon nëpër media për të krijuar një lloj tymnaje.

Opozita nuk i shamnget dialogut me mazhorancën, edhe pse ajo është e inkriminuar, por opozita kërkon një dialog të pastër. Opozita kërkon që qytetarët të dëgjojnë për cfarë flitet në dialog, jo si ata që kemi parë më herët", tha Kryemadhi në RTV Ora.

"Ne nuk kemi kushtëzuar asnjëherë dialogun, as opozita. Shyqyr Basha është shumë i qartë ndaj është dhe kaq i vendosur sepse e di kë ka përballë.

Ska marrëveshje me Ramën. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme i vënë kapakun cdo gjëje. Ky zotëri ka kapur të gjitha pushtëtet dhe nuk di ctë bëj më", shtoi Monika Kryeamdhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022140026092529
array(1) { ["section"]=> string(100) "kryemadhi-pd-dhe-opozita-nuk-i-shmangen-dialogut-me-mazhorancen-por-me-ramen-s-ka-marreveshje-178354" }