Kryemadhi për marrëveshjen: Pozitive, të implementohet pa humbur kohë! Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s'ka demokraci

Publikuar tek: politike, më 22:14 05-06-2020 Kryemadhi për marrëveshjen: Pozitive, të implementohet pa humbur kohë! Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s'ka demokraci Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi është shfaqur pozitive në lidhje me marrëveshjen e arritur mbrëmjen e sotme në tryezën e Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, thotë se pikat e arritura duhen implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë.

"Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s'ka demokraci dhe pa demokraci s'ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët", shkruan ndër të tjera Kryemadhi.

Reagimi i plotë i Kryemadhit

Rezultati i sotëm në Këshillin Politik, i arritur dhe me kontributin e partnerëve ndërkombëtarë është pozitiv dhe duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë. Reformat bëhen pikësëpari për njerëzit, të cilët presin ndryshimin dhe mundësinë e shprehjes së vullnetit të tyre lirisht në zgjedhje. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s'ka demokraci dhe pa demokraci s'ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët.

LSI dhe Opozita e Bashkuar është e vendosur për realizim me sukses të angazhimeve të marra para popullit shqiptar përsa i përket forcimit e përmirësimit të themeleve të demokracisë në vendin tonë, si dhe përshpejtimit të rrugës së integrimit europian të Shqipërisë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096139907836914
array(1) { ["section"]=> string(125) "kryemadhi-per-marreveshjen-pozitive-te-implementohet-pa-humbur-kohe-pa-zgjedhje-te-lira-dhe-te-ndershme-s-ka-demokraci-209206" }