Kryemadhi: Rama jeton në luks, por karficat e florinjta nuk e mundin varfërinë e shqiptarëve

Publikuar tek: politike, më 19:16 13-06-2019 Kryemadhi: Rama jeton në luks, por karficat e florinjta nuk e mundin varfërinë e shqiptarëve

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama duke e quajtur atë një të sëmurë patologjik që ka arritur të përfitojë gjithçka me pagesa e shantazhe.

Kryemadhi shprehet se Rama jeton në luks dhe me çarterat e tij, por sipas saj ai harron se ky luks dhe karficat e florinjta nuk e mundin dot varfërinë e shqiptarëve.

'Shkojmë në projektin e famshëm të Unazës së Re që është një projekt kriminal dhe korruptiv. Ajo çka dua të them është se ai vërtetë është me gusto, ka qenë para shumë vitesh, por tani është bërë demode, por harron që ky lluks, çarterat e tij, karficat e florinjta në xhaketat e tij nuk e mundin dot varfërinë e shqiptarëve. Vetëm revolta popullore do e mundë dhe do jetë e frikshme për të', thotë Monika Kryemadhi.

Gjithashtu, kryetarja e LSI shton se kryeministri Rama e ka mbyllur hesapin me Europën sepse hesapi i tij nuk ka të bëjë me trafikun e drogës por me të ardhen e shqiptarëve.

'Sot nuk kemi një kryeministër, por një të sëmurë patologjik. Një njeri i cili çdo gjë që ka arritur ka hyrë si rezultat duke bërë kompromise, por jo si rezultat i dëshirës së tjetrit. Çdo gjë e ka realizuar nëpërmjet pagesave dhe shantazheve. Ku ishim dhe ku jemi, Rilindja në 2013-ën morën 83 mandate, morën një Shqipëri që ishte pjesë e NATO, gati për marrjen e statusit.

Ajo çka dua të them është që korrupsioni i Edi Ramës ka kaluar çdo përmasë. Është një hajdut i madh që s’ka çizme peshkatari që i bën 140 milion euro që duhet të paguajë nga buxheti i shqiptarëve të thjeshtë për një temë të dy televizioneve. Po për arrogancën apo gjyqet ndaj litarit në fyt që i vendos investitorëve të huaj. Normal se nuk janë gjykatat e Edi Ramës në Europë.

Ai e ka mbyllur hesapin me Europën, sepse hesapi i tij nuk është hesap që ka të bëjë me trafikun e drogës, dhe ekspozitat e tij artistike, por është shumë i madh me të ardhmen e shqiptarëve. Shqiptarët meritojnë një qeveri që t’i dojë dhe t’i respektojë', tha Monika Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071280002593994
array(1) { ["section"]=> string(97) "kryemadhi-rama-jeton-ne-luks-por-karficat-e-florinjta-nuk-e-mundin-varferine-e-shqiptareve-168115" }