Kryemadhi reagon për negociatat një ditë pas vendimit: Dështim i Ramës, të japë dorëheqjen (FALENDERIMI PËR SHBA)

Publikuar tek: politike, më 10:31 19-10-2019 Kryemadhi reagon për negociatat një ditë pas vendimit: Dështim i Ramës, të japë dorëheqjen (FALENDERIMI PËR SHBA) Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar për vendimin e mos lejimit të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë për shtyp, Kryemadhi bëri përgjegjës kryeministrin, teksa tha se dështimi i negociatave është dështimi i Ramës, për të cilin kërkoi të japë dorëheqjen.

Përgjegjësi i vetëm për këto plagë të thella dhe për këtë pengesë që i bëhet Shqipërisë është vetëm Edi Rama.Të gjithë shqiptarët kanë kuptuar qartë se me Ramën, BE është e pamundur dhe një ëndërr e parealizueshme me të. Dorëheqja e tij është reflektimi më i pakët për përgjegjësinë e rëndë që rëndon mbi kryeministrin", tha kryetarja e LSI.

Gjithashtu Kryemadhi falenderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i qëndruan pranë Shqipërisë.

"Falenderoj SHBA si partnerin tonë strategjik që edhe mbrëmë në një moment zhgënjimi i qëndroi pranë shqiptarëve. Asnjë faktor malinj nuk do të cënojë dot aleancën tonë", theksoi ajo.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

E di që shqiptarët nuk do dëshironin ta dëgjonin asnjëherë. Por dita e sotme dhe nesër do jetë më e trishtë për ta. Shqiptarët janë peng i Ramës. BE ka treguar qartë se cilat janë plagët dhe pengesat konkrete. BE tregoi qartë se rrënimi i themelit të demokracisë në Shqipëri, që është vota e lirë. Ky është i vetmi kryeministër në Europë që e quan normalitet bashkëjetesën me kriminelët. BE refuzoi një qëndrim të tillë dhe u tregoi shqiptarëve që duhet të çlirohen nga kapja kriminale e shtetit të së drejtës. Korrupsioni, trafiku i drogës, koncesionet, dhunimi i pronës publike dhe private, janë ato që mbajnë larg Shqipërinë nga Europa. 

Përgjegjësi i vetëm për këto plagë të thella dhe për këtë pengesë që i bëhet Shqipërisë është vetëm Edi Rama.Të gjithë shqiptarët kanë kuptuar qartë se me Ramën, BE është e pamundur dhe një ëndërr e parealizueshme me të. Dorëheqja e tij është reflektimi më i pakët për përgjegjësinë e rëndë që rëndon mbi kryeministrin.

Shqiptarët ia kanë dalë të bindin evropën se e duan por e kanë të qartë se pengesa e vetme për këtë ëndër dhë rrugën drej BE është Rama. Dështimi është individual, personal e i fokusuar vetëm tek ai, Rama zgjodhi të ndërtojë të ardhmen e tij mbi të ardhmen e shqiptarëve, zgjodhi ti grabisë, të detyrojë mijëra shqiptarë te largohen për shkak të tokës së djegur që ndërton Rama.

Shqiptaret e kane te qarte dhe duan të largojnë Ramën si pengesa e vetme e kësaj të ardhmjeje. Shqiperia ishte më afër hapjes se negociatave me BE se sa vendet e tjera, por për shkak te shkatërrimit te shtetit sot jemi shumë më pas vendeve të tjera. Rama rrënoi edhe arritjet e realizuara prej shumë viteve me mund nga shqiptarët.

Do kemi komunikime me miqtë tanë për tu shpjeguar se sa e rëndësishme është evropa per shqiptaret e se nuk duhen dënuar kurrë shqiptarët por vetem një njeri që i shërben interesve të tij të ngushta personale e ndoshta e ndonjë interesi tjetër që ne nuk e dimë.

Falenderoj SHBA si partnerin tonë strategjik që edhe mbrëmë në një moment zhgënjimi i qëndroi pranë shqiptarëve. Asnjë faktor malinj nuk do të cënojë dot aleancën tonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18993997573853
array(1) { ["section"]=> string(116) "kryemadhi-reagon-per-negociatat-nje-dite-pas-vendimit-deshtim-i-rames-te-jape-doreheqjen-falenderimi-per-shba-182669" }