Kryemadhi rrëfehet përpara të rinjve të LRI: Ja kur kam provuar cigaren dhe “kaçurrelin” e parë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:18 26-08-2016 Kryemadhi rrëfehet përpara të rinjve të LRI: Ja kur kam provuar cigaren dhe “kaçurrelin” e parë

Monika Kryemadhi ka folur para të rinjve të LSI në kampin e Jalës për disa fenomene që shoqërojnë politikën dhe jetën e saj. "Në politikë siç thotë Petrit Vasili ka edhe suksese por edhe dështime.

Na ka ndodhur dhe ne që ndonjëherë themi: A ta lëmë fare? Por pastaj mendojmë: Si mund të dalim nga politika kur kemi përfshirë në të një armatë të tërë të rinjsh kaq të angazhuar?

Dhe ka kohë kur të shohim që ju do ecni vetë për Shqipërinë evropiane do të jemi të sigurt", tha Kryemadhi përpara 1700 të rinjve të LRI që kanë ardhur nga të gjitha qarqet.Mes batutave se "i yti ta fut" bashkëshortja e Ilir Metës sqaroi kandidimin e saj në Lezhë por komentet i kishte në sensin e humorit duke vlerësuar jo vetëm lezhianët por edhe traditën e historinë e këtij vendi.

Dhe meqë ishte përballe të rinjve ka folur për fillimet e saj politike se kur kishte provuar cigaren e pse kishte vendosur ta linte atë apo edhe per kaçurrelin e parë alkoolik që kishte pirë.

U kërkoi të rinjve të njohin vlerat e familjes dhe të heqin dorë nga veset sepse një familje e madhe si LSI bazohet mbi vlerat. Kampi i të rinjve të LRI mbyllet nesër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021216869354248
array(1) { ["section"]=> string(98) "kryemadhi-rrefehet-perpara-te-rinjve-te-lri-ja-kur-kam-provuar-cigaren-dhe-kacurrelin-e-pare-50890" }