Kryemadhi takim me ambasadorin e ri të Kosovës në Tiranë: Në fokus, forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Publikuar tek: politike, më 19:22 20-01-2020 Kryemadhi takim me ambasadorin e ri të Kosovës në Tiranë: Në fokus, forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve Monika Kryemadhi me ambasadorin e ri te Kosoves ne Tirane - Foto e shperndare nga kryetarja e LSI

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Kosovës në Tiranë, Nait Hasanin, të cilit i ka ofruar mbështetje të plotë për integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Kryemadhi shkruan se, gjatë takimit u diskutua nevoja për të forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, me bashkëpunime më të gjera në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës, heqjen e barrierave të dëmshme për tregtinë dhe krijimin e mundësive sa më të mëdha për investime nga biznesi privat në të dy vendet

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Sot prita në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Tiranë Z. Nait Hasani.

I urova suksese Z. Hasani në misionin e tij në Tiranë dhe i sigurova mbështetje të plotë për konsolidimin e rrugës së integrimit euro-atlantik të Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua nevoja për të forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, me bashkëpunime më të gjera në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës, heqjen e barrierave të dëmshme për tregtinë dhe krijimin e mundësive sa më të mëdha për investime nga biznesi privat në të dy vendet.

Gjithashtu u ndalëm dhe në nevojën e shkëmbimeve dhe përvojave midis shoqatave të studentëve, universiteteve, shkollave të mesme, duke forcuar kështu lidhjet midis të rinjve, të cilët janë ata që do të trashëgojnë dhe lartësojnë vlerat e kombit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071330070495605
array(1) { ["section"]=> string(111) "kryemadhi-takim-me-ambasadorin-e-ri-te-kosoves-ne-tirane-ne-fokus-forcimi-i-bashkepunimit-mes-dy-vendeve-192634" }