Kryemadhi takim me banorët e Tiranës: Familja shqiptare po dëmtohet nga papunësia dhe taksat e rritura

Publikuar tek: politike, më 22:53 24-02-2020 Kryemadhi takim me banorët e Tiranës: Familja shqiptare po dëmtohet nga papunësia dhe taksat e rritura Monika Kryemadhi ne takim me banore te Tiranes

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është takuar me banorë të Tiranës.

Ajo është shprehur se papunësia, taksat e rritura dhe çmimet e larta po e dëmtojnë familjen shqiptare.

Në takimin me banorët, Kryemadhi ka theksuar se burimi dhe misioni I punës së LSI janë njerëzit e thjeshtë, ndërsa shprehet se do të vijojnë përpjekjëet për krijimin e mundësive më të mëdha për të rinjtë.

Kryemadhi po ndjek të njëjtën strategji si Basha, duke vizituar çdo qytet dhe duke takuar njerëz të thjeshtë, në mënyrë që të dëgjojë problemet e tyre.

Postimi i Kryemadhit:

Papunësia, çmimet e larta, taksat e rritura të bashkive apo ato mbi pronën po dëmtojnë familjen shqiptare. Ashtu si sot me këta banorë të Tiranës, të cilët ndër të tjera vuanin mungesën e çerdheve dhe kopshteve në zonën e tyre, apo shtrenjtimin e faturës së ujit dhe të transportit publik, ne jemi pranë tyre, shtëpi më shtëpi e në çdo zemër.

Njerëzit e thjeshtë janë burimi i forcës dhe misioni i punës tonë, që do vijojmë pa rreshtur deri në krijimin e mundësive më të mëdha për rininë, për biznesin, për punëtorin de familjarin e thjeshtë, që zgjidhja të mos jetë më mes emigrimit dhe nënshtrimit por ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e gjithë shqiptarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006904125213623
array(1) { ["section"]=> string(108) "kryemadhi-takim-me-banoret-e-tiranes-familja-shqiptare-po-demtohet-nga-papunesia-dhe-taksat-e-rritura-196331" }