Kryemadhi takim me gra e vajza në njesinë nr.7 në Tiranë: Janë të parat që vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe ndjejnë peshën e rëndë të diskriminimit

Publikuar tek: politike, më 18:46 08-07-2020 Kryemadhi takim me gra e vajza në njesinë nr.7 në Tiranë: Janë të parat që vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe ndjejnë peshën e rëndë të diskriminimit Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një  takim me gra dhe vajza në njësinë administrative nr.7 në Tiranë, të organizuar nga Lëvizja e Gruas për Integrim.

Në prag fushate, Kryemadhi ka pasur në fokus të takimit shqetësimet dhe problemet e grave, teksa ka shpalosur alternativën e LSI në mbështetje të gruas shqiptare.

"Gratë dhe vajzat janë të parat që vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe ndjejnë peshën e rëndë të papunësisë, diskriminimit, dhunës, pamundësisë për të arsimuar fëmijët dhe për të patur një shëndetësi që i shërben familjes së tyre!", shkruan ndër të tjera Kryemadhi në Facebook.

Shënimi i plotë

Së bashku me Klajdën dhe Erisën zhvilluam një takim me gra dhe vajza në njësinë administrative nr.7 në Tiranë, të organizuar nga Lëvizja e Gruas për Integrim, për të dëgjuar shqetësimet dhe problemet e tyre në këto kohë të vështira, si dhe për të shpalosur alternativën e LSI në mbështetje të gruas shqiptare.

Gratë dhe vajzat janë të parat që vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe ndjejnë peshën e rëndë të papunësisë, diskriminimit, dhunës, pamundësisë për të arsimuar fëmijët dhe për të patur një shëndetësi që i shërben familjes së tyre!

LSI ka në qendër të programit të saj fuqizimin ekonomik të gruas nëpërmjet krijimit të mundësive të punësimit, trajnimit profesional, mbështetjes së grave në sipërmarrje.

Problemet tuaja përkthehen në programin tonë! Zëri juaj është udhërrëfyesi ynë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099899768829346
array(1) { ["section"]=> string(164) "kryemadhi-takim-me-gra-e-vajza-ne-njesine-nr-7-ne-tirane-jane-te-parat-qe-vuajne-pasojat-e-keqqeverisjes-dhe-ndjejne-peshen-e-rende-te-diskriminimit-e-dhunes-213259" }