Kryemadhi takim me gratë: Bashkohuni më 25 maj të luftojmë për fëmijët tanë

Publikuar tek: politike, më 19:36 21-05-2019 Kryemadhi takim me gratë: Bashkohuni më 25 maj të luftojmë për fëmijët tanë

Kryetarja e LSI  Monika Kryemadhi zhvilloi pasditen e sotme një takim me gratë e Lëvizjes së Gruas për Integrim.

Kryemadhi u shpreh se misioni i tyre është të luftojnë për fëmijët, që duan të rriten në Shqipëri.

Më tej, Kryemadhi ftoi të gjitha nënat të dalin në shesh më 25 maj për të ndëshkuar Edi Ramën.

‘Misioni ynë është që duhet të luftojmë për këta fëmijë. Duhet të luftojmë për fëmijët dhe lëvizjet e të gjithë shqiptarëve që duan të rriten këtu. E them këtë që mos të lejojmë që në kurriz të shqiptarëve të ndodhin më këto. E dëgjoj gjithmonë tek thonë se sa gra dhe vajza ka në protestë dhe unë i them që kjo ka jetë dhe shpresë.Pjesa më e madhe e komisionerëve të LSI-së, do të jenë gra. Pse gra? Gratë as nuk shiten as nuk blihen. Gratë e LSI-së janë elementi më luftarak që ka LSI-ja. Nuk do guxojë dot njeri t’i prekë vajzat tona as me ligj dhe kanun. Aty ku Edi Rama nuk njeh vlerat dhe moralin mos të çuditet kur shqiptarët t’i tregojnë vlerat dhe moralin. Çdo ditë që ikën është dhimbje për të dhe më shumë se për Edi Ramën është dhimbje për shqiptarët. Ne do punojmë për të dalë të gjitha në 25 maj siç jemi me gratë tona, vajzat tona, komshijet tona për t’i dhënë fytyrën e nënave. Janë nënat ata që do ta ndryshojnë këtë realitet të hidhur. Prandaj, le ta marrin fatin në dorë dhe të luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Jam e bindur se angazhimi juaj si strukturë e LGI-së do të shtrihet në çdo protestë’, tha Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021523952484131
array(1) { ["section"]=> string(81) "kryemadhi-takim-me-grate-bashkohuni-me-25-maj-te-luftojme-per-femijet-tane-165176" }