Kryemadhi takim me Nancy Pelosin në SHBA: Pres me padurim për të vazhduar diskutimin...

Publikuar tek: aktualitet, më 09:15 16-05-2019 Kryemadhi takim me Nancy Pelosin në SHBA: Pres me padurim për të vazhduar diskutimin...

Gjatë vizitës së saj në SHBA, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka takuar Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, Nancy Pelosin.

Kryemadhi thotë së biseduan mbi marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

'Kryetarja Pelosi është një model shumë i fortë për të gjitha gratë në botë dhe veçanërisht në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë gra e vajza në politikën shqiptare, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë.

Pres me padurim për të vazhduar diskutimin me një grua kaq të fuqishme për mënyrën se si duhet të fuqizojmë marrëdhënien tonë me SHBA dhe të përfitoj nga eksperienca e saj për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë', shkruan Kryemadhi bashkëngjitur fotos me Pelosin.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066590309143066
array(1) { ["section"]=> string(90) "kryemadhi-takim-me-nancy-pelosin-ne-shba-pres-me-padurim-per-te-vazhduar-diskutimin-164519" }