Kryemadhi takim me përfaqësuese të Dhomës Ekonomike të Gruas: Të bëhemi bashkë për të forcuar autoritetin dhe rritur pushtetin

Publikuar tek: politike, më 14:08 11-07-2020 Kryemadhi takim me përfaqësuese të Dhomës Ekonomike të Gruas: Të bëhemi bashkë për të forcuar autoritetin dhe rritur pushtetin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësuese të Dhomës Ekonomike të Gruas.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’ Kryemadhi ka bërë me dije se me përfaqësuese të Dhomës Ekonomike të Gruas ndanë pikëpamjet e tyre mbi politikat që i nevojiten biznesit.

Ndër të tjera kryetarja e LSI-së, thekson se i ka prezantuar grave një pjesë të paketës ekonomike të LSI dhe opozitës së bashkuar siç është rikthimi i taksës së sheshtë 9%

“Gjatë bisedës, i parashtrova zonjave të nderuara të Dhomës Ekonomike të Gruas një pjesë të paketës ekonomike të LSI dhe opozitës së bashkuar siç është rikthimi i taksës së sheshtë 9%. Ne si LSI, mendojmë se kjo politikë do të ndihmojë biznesin por dhe do të ulë informalitetin,” shkruan Kryemadhi ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Së bashku me Klajdën zhvilluam një takim me përfaqësuese të Dhomës Ekonomike të Gruas. Në këtë bashkëbisedim, gratë sipërmarrëse ndanë me ne pikëpamjet e tyre mbi politikat që i nevojiten biznesit. Ato na shpjeguan disa nga problematikat me të cilat ndeshen çdo ditë. Një domosdoshmëri, për biznesin shqiptar sipas tyre është dhe pajisja e prodhimeve shqiptare me certifikata në mënyrë që të mundësohet eksportimi i tyre në vendet e BE.

Gjatë bisedës, i parashtrova zonjave të nderuara të Dhomës Ekonomike të Gruas një pjesë të paketës ekonomike të LSI dhe opozitës së bashkuar siç është rikthimi i taksës së sheshtë 9%. Ne si LSI, mendojmë se kjo politikë do të ndihmojë biznesin por dhe do të ulë informalitetin.

Po ashtu, shpreha gatishmërinë për të dëgjuar propozime nga biznesi, për politika ekonomike që do të ndihmojnë në punësimin e të rinjve të cilët sapo janë diplomuar apo kanë mbaruar shkollat profesionale.

Si Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim i bëra thirrje të gjitha grave të bëhemi bashkë për të forcuar autoritetin dhe rritur pushtetin e gruas në jetën e përditshme dhe në politikë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094318389892578
array(1) { ["section"]=> string(132) "kryemadhi-takim-me-perfaqesuese-te-dhomes-ekonomike-te-gruas-te-behemi-bashke-per-te-forcuar-autoritetin-dhe-rritur-pushtetin-213543" }