Kryemadhi takim me simpatizantët e Tiranës para 25 majit: Protesta më e madhe ndonjëherë, qytetarët janë gati

Publikuar tek: politike, më 19:23 23-05-2019 Kryemadhi takim me simpatizantët e Tiranës para 25 majit: Protesta më e madhe ndonjëherë, qytetarët janë gati

Kryetarja e LSI po zhvillon një takim me mbështetësit e kësaj partie në njësinë 8 në Tiranë, dy ditë para protestës kombëtare të 25 majit.

Në fjalën e saj Kryemadhi tha se qytetarët janë numër të madh rrugëve të Tiranës për të përmbysur sistemin diktatorial të Ramës.

'Qytetarët janë në numër të madh rrugëve të Tiranës për të përmbysur regjimin diktatorial të Edi Ramës. Ky sistem diktatorial kriminal ka marrë pegë shpresën e çdo shqiptari. Protesta e 25 majit do të jetë më e madhe se çdo protestë tjetër. Rilindja e Ramës ka kapur të gjitha institucionet. Një pjesë shumë e vogël është me ta. Edhe socialistët janë në protestë. Taksat nuk duan tja dinë nëse je socialistë demokratë apo lsistë', u shpreh ajo.

Ndërkohë Monika Kryemadhi shtoi se Rama ka humbur betejën në Strasburg me Francesco Becchetti dhe se tashmë shqiptarët duhet të paguajnë 140 milionë euro nga xhepat e tyre.

'Rama u premtoi shqiptarëve shëndetësi falas por në fakt shqiptarët kanë shëndetësinë më të shtrenjtë në rajon. Rama mbylli një televizion se nuk i pëlqente fytyra e pronarit, lajmet e pronarit, dhe sot shqiptarët do paguajnë 140 mln euro. Po kush do mbajë përgjegjësi për këto 140 mln euro?', përfundoi kryetarja e LSI.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15704917907715
array(1) { ["section"]=> string(114) "kryemadhi-takim-me-simpatizantet-e-tiranes-para-25-majit-protesta-me-e-madhe-ndonjehere-qytetaret-jane-gati-165464" }