Kryemadhi takime intensive në SHBA, konfirmon mbështetjen e dy kongresmenëve amerikanë (PREMTIMI)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:55 17-11-2019 Kryemadhi takime intensive në SHBA, konfirmon mbështetjen e dy kongresmenëve amerikanë (PREMTIMI)

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar takime me kongresmenët Joe Willson dhe Jim Costa në SHBA.

Kryemadhi bën me dije se me kongresmenët ka diskutuar për situatën politike në Shqipëri, teksa tregon se ata ishin shumë të interesuar dhe kanë shprehur mbështetjen, përmes një prezence sa më aktive të SHBA.

Kryetarja e LSI-së ka publikuar një foto nga takimi, ku duket se shoqërohet nga ish-deputetja Kejdi Mehmetaj.

“Në vijim të takimeve në Kongresin e SHBA zhvilluam takime edhe me Kongresmenët Joe Ëillson dhe Jim Costa.

Joe Wilson përfaqësues i South Carolinës ishte shumë i interesuar dhe tepër i vëmendshëm për zhvillimet në Shqipëri.

Gjatë diskutimit mjaft impresionues me të, ai shprehu gadishmërinë për të nxitur dhe intensifikuar dukshëm rritjen e vëmendjes së Kongresit të SHBA drejt Shqipërisë, rritjen e intensifikimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me Shqipërinë dhe rolin e veçantë që vendi i saj ka si mbështetësja më e spikatur e politikave të SHBA për rajonin tonë.

Fryma e të gjithë takimeve mbresëlënëse në Kongres dhe Senat ishte rikonfigurimi i një mbështetje sa më të madhe për Shqipërinë përmes një prezence sa më aktive të SHBA”, shkruan Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024278879165649
array(1) { ["section"]=> string(101) "kryemadhi-takime-intensive-ne-shba-konfirmon-mbeshtetjen-e-dy-kongresmeneve-amerikane-premtimi-186161" }