Kryemadhi takon ambasadoren e Kroacisë: Shembull për Shqipërinë në rrugën e integrimit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:36 12-09-2019 Kryemadhi takon ambasadoren e Kroacisë: Shembull për Shqipërinë në rrugën e integrimit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pritur në një takim në selinë e parties së saj ambasadoren e Kroacisë, Bujas Juraga.

Takimi u zhvillua në kuadër të përfundimit të mandatit të ambasadores Juraga në Tiranë.

Gjatë bisedës, Kryemadhi u shpreh se Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit europian ka si shembull Kroacinë e cila u anëtarësua në familjen europiane me shpejtësi.

‘Siç Kroacia gjeti rrugën e duhur dhe u anëtarësua me shpejtësi në BE, ashtu dhe ne duhet të ndjekim shembullin e saj, ku axhenda për integrimin europian duhet të jetë mbi çdo axhendë politike’, tha Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029392004013062
array(1) { ["section"]=> string(92) "kryemadhi-takon-ambasadoren-e-kroacise-shembull-per-shqiperine-ne-rrugen-e-integrimit-178192" }