Kryemadhi takon gratë dhe vajzat e Unazës së Re: Ish-drejtuesit e ARRSH tallen nga lokalet e shtrenjta të Tiranës me fatkeqësinë e tyre

Publikuar tek: politike, më 19:50 09-10-2019 Kryemadhi takon gratë dhe vajzat e Unazës së Re: Ish-drejtuesit e ARRSH tallen nga lokalet e shtrenjta të Tiranës me fatkeqësinë e tyre Monika Kryemadhi me grate dhe vajzat e Unazes se Re

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është takuar pasditen e sotme me disa gra dhe vajza, banore të Unazës së Re, shtëpitë e të cilave preken nga projekti për transformimin e zonës, nga Pallati me Shigjeta deri te ish-sheshi Shqiponja. 

Kryemadhi thotë se ato janë në mëshirë të fatit, ndërkohë askush nuk është ndaluar për skandalin me tenderin e Unazës. Sipas kryetares së LSI Damian Gjiknuri që ishte ministër, sot drejton Komisionin e Reformës së Vjedhjes së Votave në Parlament, ndërsa ish-drejtuesit e ARRSH tallen nga lokalet e shtrenjta të Tiranës me fatkeqësinë e tyre.

“Ndërkohë qëndresa e tyre është bërë frymëzim për çdo qytetar të këtij vendi, që padrejtësia, grabitja dhe arroganca e qeverisë së Rilindjes ua ka bërë jetën të padurueshme. Ende asnjë i ndaluar apo hetuar nga autorët e skandalit të Unazës së Re. Damiani drejton Komisionin e Reformës së Vjedhjes së Votave në Parlamentin monist, askush nga firma nuk është ndaluar. Ish drejtuesit e ARRSH tallen nga lokalet e shtrenjta të Tiranës me fatkeqësinë e këtyre grave fisnike”, shkruan ndër të tjera Monika Kryemadhi.

POSTIMI I PLOTË I MONIKA KRYEMADHIT:

Sot pasdite pata një takim me një grup vajzash dhe grash, banore të Unazës së Re. Shtëpitë e tyre, djersa, gjaku dhe sakrificat së bashku me bashkëshortët, fëmijët dhe prindërit e tyre është duke u rrezikuar të shkatërrohet nga pangopësia e oligarkëve dhe qeverisë së Rilindjes.

Këto gra të sakrificës familjare, të shkëlqyera janë në zgrip të ekzistencës. Ato dhe familjet e tyre nuk mund t’i lëmë në mëshirë të fatit, as në lëmoshë të qeverisë së korruptuar të Edi Ramës. As të bien pre e mashtrimeve bajate të bashkëpunëtorit të krimit tek Unaza e Re, Erion Velisë.

Ndërkohë qëndresa e tyre është bërë frymëzim për çdo qytetar të këtij vendi, që padrejtësia, grabitja dhe arroganca e qeverisë së Rilindjes ua ka bërë jetën të padurueshme.

Ende asnjë i ndaluar apo hetuar nga autorët e skandalit të Unazës së Re. Damiani drejton Komisionin e Reformës së Vjedhjes së Votave në Parlamentin monist, askush nga firma nuk është ndaluar. Ish drejtuesit e ARRSH tallen nga lokalet e shtrenjta të Tiranës me fatkeqësinë e këtyre grave fisnike.

Një skandal edhe më i madh, i bërë në kurriz të këtyre familjeve është devijimi i shtratit të lumit të Lanës nga projekti fillestar, për ti hapur rrugë një oligarku tjetër, mikut të Taulant Ballës, i cili ka qëlluar edhe pak i dënuar për trafik droge. Së bashku me Edi Ramën dhe Erion Velinë janë autorët e shkatërrimit të jetës së dhjetëra familjeve shqiptare. Ata janë rrënuesit e së ardhmes të qindra shqiptarëve. Ata janë ekzekutorët e ëndrrave të dhjetëra fëmijëve shqiptarë, të cilët kanë ëndërruar të kenë një shtëpi të tyren dhe të jetojnë bashkë me prindërit e tyre.

I vetmi faj i këtyre familjeve është se ndërtimet e shtëpive i kanë bërë me punë të ndershme, jo si oligarku i Taulantit dhe Erionit.

LSI nuk mund t’i braktisë këta shqiptarë të ndershëm, as nuk mund t’i lejojë që për fitimet e oligarkëve dhe tutorëve të tyre, këta shqiptarë të ndershëm të marrin arratinë në rrugët e Evropës.

Do i qëndrojmë në krah derisa ata të fitojnë të drejtën e tyre, për kompensim të plotë për pronat e tyre dhe për anulimin e projektit të devijimit të lumit të Lanës duke e çuar atë në kufijtë e projektit fillestar.

71899643_2371689349610460_3999462842976698368_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024342060089111
array(1) { ["section"]=> string(141) "kryemadhi-takon-grate-dhe-vajzat-e-unazes-se-re-ish-drejtuesit-e-arrsh-tallen-nga-lokalet-e-shtrenjta-te-tiranes-me-fatkeqesine-e-tyre-181421" }