Kryemadhi takon naftëtaret greviste në Ballsh: Nuk ta fal njeri bukën e fëmijës, pasojat e Mallakastrës do të ndihen deri në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 19:15 17-10-2020 Kryemadhi takon naftëtaret greviste në Ballsh: Nuk ta fal njeri bukën e fëmijës, pasojat e Mallakastrës do të ndihen deri në Tiranë

Kryetarja eLSI-së, Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka qenë në Ballsh ku ka vizituar gratë naftëtare të cilat janë futur në grevë urie.

Prej 3 ditësh naftëtaret e Ballshit janë në grevë urie, duke zëvendësuar burrat naftëtarë, të cilët qëndruan 15 ditë në grevë por asnjë kërkesë e tyre nuk u mor parasysh.

Kryemadhi tha se pasojat e Mallakastrës, ku 800 naftëtarë kanë mbetur pa punë dhe kanë 26 rroga pa marrë do të ndihen deri në Tiranë, ndërsa shtoi se “koka” e problemit është e njëjta dhe duhet të ndëshkohet, duke iu referuar kryeministrit.

"Ne që të vijmë këtu duhet të bëjmë. Nuk dua të përfshihem politikisht dhe kjo edhe keqkuptohet. Ne e kemi më të vështirë si gra të vijmë se përfshihemi emocionalisht. Të jesh grua në shtëpi, të mbash fëmijët e punët por të punosh edhe në naftë dhe të mos paguash… Unë mendoj për zgjidhjen e cila nuk është vetëm te pagat, por te vazhdimësia e cila është ndër gjërat e panegociueshme. Njerëzit nuk e dinë pse jeni në grevë urie. Njerëzit nuk e dinë që kjo ka ndodhur me një firmë.

Unë po e studioj këtë si histori. Që ku nisi protesta për Poçemin. Unë mendoj se evidentimi i problematikave është mjaft i rëndësishëm. Pozicioni juaj është si djegia e mandateve tona, që po nuk bëmë një hap të tillë nuk kujtohet njeri për ne. Ne duhet të shohim se kush është ngërçi. Problemi është se këtu koka është po e njëjta. Problemi është se e kemi diskutuar edhe me Kejdin që është gocë Mallakastriote. Zonjat e Fierit do të vijnë në Tiranë për shkak të lëvizjeve sociale", tha Kryemadhi.

Ndërsa gratë naftëtare kanë kërkuar zgjidhje për këtë problem, duke bërë të qartë se për ta nuk ka aspak rëndësi partia politike apo personi që do jua jap zgjidhjen.

"Mblidhuni dhe jepni një zgjidhje kushdo qoftë, jepini një zgjidhje. Nuk është më koha të gjejmë se kush e hapi gropën, ajo iku, tani ne duam zgjidhje. Unë dua të ha nuk dua tesë partie. Sot diskutohet buka. Kemi punuar 30 vite në arin e zi. Ne kemi naftën dhe e shesim ndërkohë që e gjithë bota lufton për ta", thanë gratë naftëtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011573076248169
array(1) { ["section"]=> string(136) "kryemadhi-takon-naftetaret-greviste-ne-ballsh-nuk-ta-fal-njeri-buken-e-femijes-pasojat-e-mallakastres-do-te-ndihen-deri-ne-tirane-224144" }