Kryemadhi takon zonjat e Vërrisë së Fierit: Mungesa e sigurisë për jetën është shtuar me projektin e inceneratorit

Publikuar tek: politike, më 14:26 17-10-2020 Kryemadhi takon zonjat e Vërrisë së Fierit: Mungesa e sigurisë për jetën është shtuar me projektin e inceneratorit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vizituar sot qytetin e Fierit ku ka parë nga afër dhe inceneratorin e mbetjeve atje.

Ajo akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama se kanë helmuar zonën dhe kanë detyruar fermerët të largohen.

Më tej Kryemadhi ka zhvilluar dhe një takim me disa gra të fshatit Vërri të Fierit, ku ka dëgjuar më nga afër shqetësimet dhe problematikat e tyre.

2.jpg

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, kryetarja e LSI thotë se papunësia dhe frika për shëndetin dhe jetën janë problematika kryesore e këtij komuniteti, shqetësim që është shtuar pas inceneratorit të mbetjeve.

1.jpg

Shënimi i plotë i Kryemadhit

Lena është një grua punëtore e Vërrisë të Fierit që mban familjen me angazhimin modest në blegtori. Kisha kënaqësinë ta takoja bashkë me mikeshat e saj sot dhe të ndjeja mikëpritjen e veçantë të grave të kësaj zone bujqësore kaq pjellore, me njerëz të zellshëm për punë por që shkatërrimi i Rilindjes në pushtet po i varfëron dita ditës.

Papunësia, mungesa e sigurisë për jetën dhe shëndetin, që është shtuar me projektin e inceneratorit korrupiv të mbetjeve si dhe venitja e shpresës tek brezi i ri për ndërtimin e të ardhmes në vend, ishin shqetësime therëse të këtyre zonjave që pas 25 prillit do t'i zgjidhim së bashku, me angazhimin e plotë timin dhe të ekipit të LSI-së.

Zotër të Fierit do jenë vetë banorët e tij dhe Shqipëria do bëhet shtëpia e të gjithë shqiptarëve!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011990070343018
array(1) { ["section"]=> string(120) "kryemadhi-takon-zonjat-e-verrise-se-fierit-mungesa-e-sigurise-per-jeten-eshte-shtuar-me-projektin-e-inceneratorit-224118" }