Kryemadhi: Të protestojmë për pabarazitë

Publikuar tek: politike, më 19:52 21-01-2018 Kryemadhi: Të protestojmë për pabarazitë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar sot me strukturat e kësaj force politike në Njësinë 11 në Tiranë.

Kryemadhi ka përsëritur thirrjen për të dalë masivisht në protestë në datën 27 janar.

“Të protestojmë përballë asaj godine të kalbur dhe që po rrënohet çdo ditë e më shumë. Të protestojmë për pabarazitë. Ne besojmë që të luftosh sot për një sistem drejtësie të barabartë nuk është mëkat. Ne kërkojmë që i gjithë institucioni, policia, shteti, arsimi të sillen ndaj shqiptarëve në mënyrë të barabartë. Ajo që është mëkat, është nëse ne rrimë indiferent.

Ju bëj thirrje që në datën 27 janar të harrojmë bindjet politike por të marrim pjesë në atë protestë që të tregojmë që ne mbi të gjitha e duam vendin tonë”, deklaroi Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012768030166626
array(1) { ["section"]=> string(46) "kryemadhi-te-protestojme-per-pabarazite-107416" }