Kryemadhi tha se shkolla ‘Sami Frashëri’ do të ndërtohet në Paskuqan, i përgjigjet Veliaj: Shkolla do ndërtohet aty ku ka qenë, 2 herë më e madhe dhe ju ftoj në inagurim

Publikuar tek: politike, më 23:39 26-10-2020 Kryemadhi tha se shkolla ‘Sami Frashëri’ do të ndërtohet në Paskuqan, i përgjigjet Veliaj: Shkolla do ndërtohet aty ku ka qenë, 2 herë më e madhe dhe ju ftoj në inagurim

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha në emisionin “Opinion” se sipas informacioneve që ajo posedonte, oborri i shkollës “Sami Frashëri” do t’ju kthehej pronarëve dhe do të ndërtohej pallat, ndërkohë që gjimnazi i njohur do të spostohej në Paskuqan.

“Të hetojnë një çikë për Shkollën “Sami Frashëri” se kam dijeni që sheshi i shkollës i është kthyer pronarëve dhe shkolla “Sami Frashëri” do të shkojë në Paskuqan. Ka nisur në Paskuqan një shkollë e re. Shikoni, hetoni ka vendime qeverie për kthim prone pronarëve të tokës”, tha Kryemadhi.

Por, përmes një mesazhi dërguar tek drejtuesi i emisionit, ka reaguar Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ai tha se kjo ishte një gënjeshtër spektakolare dhe se gjimnazi do të ndërtohet aty ku ishte.

“Shkolla do ndërtohet aty ku ka qenë, 2 herë më e madhe. Ka nisur dhe hapja e sheshit dhe javën tjetër ju ftoj në nisjen e punimeve. Faleminderit Monikës që sapo na dhuroi spotin e fushatës me një gënjeshtër spektakolare me Samiun në Paskuqan”, shkruante Veliaj në mesazhin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD dhe LSI mendime të ndryshme për Kodin Zgjedhor? Kryemadhi: Atyre u intereson i vjetri, mua i riu, Ilir Meta ka hallin e Rudina Hajdarit…
»
Article Logic
Execution time: 0.0086381435394287
array(1) { ["section"]=> string(171) "kryemadhi-tha-se-shkolla-sami-frasheri-do-te-ndertohet-ne-paskuqan-i-pergjigjet-veliaj-shkolla-do-ndertohet-aty-ku-ka-qene-2-here-me-e-madhe-dhe-ju-ftoj-ne-inagurim-225291" }