Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar se cilët do të jenë drejtuesit politikë në qarqe të partisë së saj në rrethe.
Ajo u shpreh se në Vlorë do të jetë Luan Rama, në LEzhë Agron Tusha, në Shkodër do të jetë Agron Çela, në Fier Kejdi Mehmetaj dhe Monika Kryemadhi, në Elbasan vetë Monika Kryemadhi, në Durrë sElona Guri dhe Bahri Shaqiri, në Berat janë Ardit Çela dhe Bernard Nona, në Gjirokastër Vangjel Tavo, në Dibër Hajri Laçi dhe në Korçë Endrit Brahimllari.
Për sa i përket largimeve nga partia e saj, ajo iu referua ikjes së Nasip Naços dhe Lefter Kokës, për të cilët tha se ata nuk kanë qenë firmëtarë të LSI-së, por kanë ardhur thjesht si deputetë.
“Asnjë nuk është i përjetshëm. Nuk mendoj që ikin duke përplasur derën, por ata duhet të shikojnë se pse LSI nuk e do më. Në LSI secili duhet të kontribuojë dhe në bazë të kontributit që jep, LSI është e aftë të sigurojë hapësira për të tërë. Lefter Koka dhe Nasip Naço nuk janë firmëtarë të LSI-së. Kanë ardhur me postin e deputetit. Sot ka vetëm një LSI që punon për të rinjtë e të rejat. Kush nuk e pëlqen këtë, udhë e mbarë! Dyfishimi i rezultatit në zgjedhje do të ishte më minimalja. Angazhimet tona janë shumë të mëdha”, tha Kryemadhi.
LEXO EDHE: Kryemadhi nuk e pret Bashën, publikon listën me 13 emra të kandidatëve për deputetë në Tiranë (EMRAT)