Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pasditen e sotme ishte në Fier, ku zhvilloi një takim me disa të rinj në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Gjatë diskutimit me votuesit për herë të parë në këto zgjedhje, Kryemadhi tha se të rinjtë sot janë bërë asocialë për shkak të dixhitalizimit.
Ajo kujtoi historinë e saj me presidentin Meta, teksa tha se dikur shkruanin letra, ndërsa sot me mesazhe në celular.
“Sot në kuadrin e ndryshimit dhe dixhitalizimit të cdo gjëje ka sjellë edhe një lloj, janë bërë të rinjtë asocialë, tani unë me Ilir Metën kemi pas shkruar letra dashurie, por tani, ka shkuar cdo gjë me mesazh, edhe dashuria është vetëm elektronikisht. Nuk mund ta kthejmë cdo gjë dixhitale. Ne na duhet të socializojmë rininë dhe nuk vjen thjesht duke u përfshirë në projekte politike, por në vendimmarrje”, tha Kryemadhi.