Kryemadhi vizitë dy ditore në Itali: Ndamë këndvështrimin e LSI për daljen nga kriza të vendit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:47 20-05-2019 Kryemadhi vizitë dy ditore në Itali: Ndamë këndvështrimin e LSI për daljen nga kriza të vendit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë për një vizitë dy ditore në Itali.

Ajo thotë se ditën e parë të vizitës në Itali zhvilloi një takim bashkëbisedues ku morën pjesë mbi 400 shqiptarë.

'Ditën e parë të vizitës në Itali, zhvilluam një takim bashkëbisedues ku morën pjesë mbi 400 shqiptarë, me të cilët ndamë shqetësimet lidhur me situatën në Shqipëri, këndvështrimin e LSI-së për daljen nga kriza dhe çuarjen përpara të axhendës integruese evropiane të vendit, duke vlerësuar me një rol të veçantë përfshirjen e shqiptarëve që jetojnë në emigracion për të ndërtuar Shqipërinë si shtëpi për të gjithë shqiptarët', shkruan Kryemadhi.

Postimi i plotë:

Përgjatë dy ditëve isha në komunën e Bolzanos me ftesë të komunitetit shqiptar që jeton e punon në rajonin e Alto Adige të Italisë ku jetojnë rreth 4000 shqiptarë. Në këto takime isha së bashku me ish-deputetët e LSI-së, Përparim Spahiu e Viktor Tusha dhe u shoqëruam nga Anëtari i Këshillit Territorial për Emigracionin të Alto Adige pranë prefektit, Artan Mullaymeri.

Ditën e parë të vizitës në Itali, zhvilluam një takim bashkëbisedues ku morën pjesë mbi 400 shqiptarë, me të cilët ndamë shqetësimet lidhur me situatën në Shqipëri, këndvështrimin e LSI-së për daljen nga kriza dhe çuarjen përpara të axhendës integruese evropiane të vendit, duke vlerësuar me një rol të veçantë përfshirjen e shqiptarëve që jetojnë në emigracion për të ndërtuar Shqipërinë si shtëpi për të gjithë shqiptarët.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020149946212769
array(1) { ["section"]=> string(100) "kryemadhi-vizite-dy-ditore-ne-itali-ndame-kendveshtrimin-e-lsi-per-daljen-nga-kriza-te-vendit-165004" }