Monika Kryemadhi e pyetur nga gazetarja Nisida Tufa në lidhje me listat e deputetëve, nuk dha një përgjigje të prerë, por në një farë mënyrë la të kuptohet se si PD si LSI do dalin në zgjedhjet e 25 prillit me listë më vete.
Pyetje: Do dilni në 1 listë të përbashkët në zgjedhje apo 2 lista?
Kryemadhi: Këto janë analiza matematikore, duhen parë. Është dhe kalkulim frymë politike. Opozita me ligjin e vjetër ka 86 mandate, me ligjin e ri ka 100 mandate. Se më parë i duhej një deputeti 13 mijë vota, sot 10 mijë vota. PD ka avancuar në përzgjedhjen e kandidatëve ajo ka qenë pjesë e axhendës. Ne kemi zgjedhjet në nëntor. Konventa do të vendosë dhe rregullat e LSI. Po ju them diçka që ta keni parasysh. Simboli i LSI nuk ka për të ikur kurrë nga fleta e votimit. Mund të dalim dhe me listë të përbashkët dhe prapë logo e LSI të mos zhduket.
Duke folur për çështjet ku puqen dhe ku ndahen LSI me PD në lidhje me programet politike, Kryemadhi tha se kanë 3 sfida të përbashkëta, por dhe debate që do diskutohen në vijimësi.
Kryemadhi: Pika e përbashkët është çështja e integrimit europian, lufta ndaj krimit dhe kthimi i ekonomisë shqiptare në vend të vetë. Kthimi i parave të xhepat e qytetarëve. Ka debate, çështja e arsimit, ligji i arsimit të lartë. Ne kemi bërë ndryshime, PD është për rrëzimin e tij total. Ne jemi për taksë të sheshtë 10% PD do 9%.