Kryemadhit i vjen “LIVE” video, por kamera e emisionit i KAP MESAZHET në WHATSAPP (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:39 25-04-2019 Kryemadhit i vjen “LIVE” video, por kamera e emisionit i KAP MESAZHET në WHATSAPP (FOTO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se disponon një video të re ku tregohet se si janë vjedhur votat e një partie opozitare në zgjedhjet e 2017-ës, duke i kaluar në favor të Partisë Socialiste.

Mirëpo teksa po mundohej që këtë video t’ia dërgonte drejtueses së emisionit “Open”, Eni Vasili, për ta transmetuar më pas në ekran, kamera e Top Channel ka filmuar për disa sekonda apliksionin WhatsApp të kryetares së LSI-së, duke i kapur edhe disa nga kontaktet me të cilët kishte komunikuar së fundmi.

Eni Vasili është e para në mesazhe, pasi kryemadhi i dërgoi videon, ndërsa më pas lexohet “Tit Vasili”, kreu i grupit parlamentar të LSI-së me të cilin mesa duket ka diskutuar për protestën opozitare sot.

Vajzën e saj, Era Meta, Kryemadhi e ka shënuar me një zemër të kuqe. Ndërsa kontakte të tjera që dallohen janë “Grupi i Juristave”, “Grupi Parlamentar i LSI” dhe “Tor Pustina”.

58032969_2200356683627543_4870208213166850048_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031845092773438
array(1) { ["section"]=> string(90) "kryemadhit-i-vjen-live-video-por-kamera-e-emisionit-i-kap-mesazhet-ne-whatsapp-foto-161871" }