Kryeministri ballkanas pozitiv me koronavirus, izolohet dhe Ministri i Shëndetësisë

Publikuar tek: rajon, më 18:56 25-10-2020 Kryeministri ballkanas pozitiv me koronavirus, izolohet dhe Ministri i Shëndetësisë Boyko Borissov

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov ka rezultuar pozitiv (sot, e diel 25 tetor) në testet e Covid-19.  

Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit të Qeverisë Bullgare, ku theksohet se Borissov do të qëndrojë në shtëpi për trajtim dhe siç rekomandohet nga mjekët gjendja shëndetësore është e qëndrueshme.

Borissov, i cili u takua me Keith Krach, nënsekretari i shtetit i SHBA për çështjet ekonomike të premten, ka informuar Ambasadën e SHBA në Sofje për situatën.  Borissov dhe tre ministra të kabinetit u vetë-izoluan të premten vonë pas kontaktit me një zëvendësministër i cili kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Numri 1 i Qeverisë bullgare rezultoi negativ në dy testet e para, por në testin e tretë të kryer gjatë ditës së sotme mori përgjigjen se ishte mbartës i virusit.

"Pas dy testeve PCR, që nga sot unë jam pozitiv me COVID-19. Kam një sëmundje të përgjithshme. Për momentin, sipas gjykimit të mjekëve, unë qëndroj në trajtimin në shtëpi. Që nga e premtja unë kam shtyrë të gjitha takimet e mia dhe paraqitjet e planifikuara publike për ditët në vijim," shkruan Borissov, 61 vjeç, në një postim në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’.

Gjithashtu, i izoluar në shtëpi gjendet edhe Ministri i Shëndetësisë, Kostadin Angelov, i cili kishte takuar Borissov gjatë të premtes.

Bullgaria, si shumë vende të tjera të Bashkimit Evropian, po sheh një rritje të madhe të infeksioneve të reja gjatë tre javëve të fundit. Kishte 1.043 infeksione të reja të raportuara të dielën në vendin me 7 milionë njerëz, duke e çuar totalin e të prekurve në 37,562 dhe 1,084 vdekje.

Kryeqyteti i Bullgarisë Sofja dhe qytete të tjera në të gjithë vendin kanë mbyllur klubet e natës për dy javë në një përpjekje për të mos lejuar përhapjen e infeksionit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy viktima nga Covid në Kosovë, rritet sërish numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit
Aksident në rrugën e Aeroportit, pesë persona dërgohen me urgjencë në spital »
Article Logic
Execution time: 0.013204097747803
array(1) { ["section"]=> string(89) "kryeministri-ballkanas-pozitiv-me-koronavirus-izolohet-dhe-ministri-i-shendetesise-225116" }