Kryeministri britanik i dërgon letër BE-së: Të rihapen negociatat për Brexit

Publikuar tek: bota, më 07:07 20-08-2019 Kryeministri britanik i dërgon letër BE-së: Të rihapen negociatat për Brexit

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, i ka dërguar letër presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, ku i ka kërkuar që të rihapen negociatat për marrëveshjen Brexit.

Në letrën e tij, Johnson ka kërkuar që të largohet çështja e kufirit me Irlandën nga marrëveshja e arritur nga paraardhësja e tij, Theresa May, shkruan Botasot, transmeton Newsbomb.al.

Kthimin e një kufiri të fortë midis Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës, Johnson e sheh si pengesë për ta larguar Britaninë e Madhe nga Bashkimi Europian.

Mirëpo nga BE e kanë theksuar disa herë se nuk ekziston vullneti për ta rinegociuar marrëveshjen në fjalë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024305105209351
array(1) { ["section"]=> string(82) "kryeministri-britanik-i-dergon-leter-be-se-te-rihapen-negociatat-per-brexit-175831" }