Kryeministri britanik telefonon Vuçiçin: Duam përgjigje pozitive, në do kërkojmë heqjen e plotë të taksës nga Kosova

Publikuar tek: rajon, më 22:05 28-02-2020 Kryeministri britanik telefonon Vuçiçin: Duam përgjigje pozitive, në do kërkojmë heqjen e plotë të taksës nga Kosova Kryministri britanik Boris Johnson

Kryministri britanik Boris Johnson ta telefonuar sot Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në lidhje me heqjen ‘gjysmake’ të taksës 100% ndaj mallrave serbe që kryeministri i Kosovës Albin Kurti lajmëroi dje.

Johnson i ka kërkuar Vuçiç që të rifillojë sa më parë dialogu me Kosovën pasi taksa është hequr pjesërisht, ndërsa ka theksuar se vendi i tij do ushtrojë presion më tej që taksa të anulohet e plotë.

‘Nga deklarata për media, biseda telefonike e kryeministrit britanik Boris Johnson me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç: Kryeministri mbështeti rifillimin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Ai përshëndeti tërheqjen e pjesshme të tarifave të mallrave ndaj Serbisë dhe inkurajoi një përgjigje pozitive. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të bëjë presion për heqjen e plotë të tarifave’, thuhet në reagimin e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Kujtojmë se, dje kryeministri i Kosovës Albin Kurti lajmëroi heqjen pjesërisht të taksës së mallrave 100% ndaj Serbisë, në kërmim që kjo e fundit të ndalë fushatën e njohjeve kundër Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071189403533936
array(1) { ["section"]=> string(121) "kryeministri-britanik-telefonon-vucicin-duam-pergjigje-pozitive-ne-do-kerkojme-heqjen-e-plote-te-takses-nga-kosova-196827" }