Kryeministri bullgar: Gabim historik nëse BE nuk hap negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Publikuar tek: aktualitet, më 07:23 18-10-2019 Kryeministri bullgar: Gabim historik nëse BE nuk hap negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kryeministri bullgar Bojko Borisov, është shprehur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të marrin datë për negociata. Sipas tij nëse kjo nuk ndodh do të bëhej një gabim historik.

“Nëse bëhet një gabim i tillë atëherë nuk duhet të zemërohemi për problemet që do të ndodhin, që do të ketë xhihadistë, ndikime nga Rusia, Turqia apo Kina. Ky vakum nuk mund të vazhdojë dhe do të mbushet nga ndonjë tjetër dhe kjo nuk është mirë për Bullgarinë”, theksoi shefi i qeverisë bullgare.

Borisov tha se nuk mund t’i kuptojë pohimet se ekzistojnë rreziqe nga inkuadrimi i të dyja vendeve.

“Maqedonia e Veriut sipas popullatës dhe territorit është sa Sofja dhe çfarë rreziku mund të jetë? Ky është si një qytet i vogël europian dhe nuk është e drejtë ta tregojmë karakterin kundër atyre. Nuk pajtohem me këtë. Por, shumë nga shtetet e mëdha europiane kanë probleme të brendshme dhe më lehtë është të gjesh një armik të jashtëm që mund t’i hedhësh fajin”, deklaroi Bojko Borisov.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029283046722412
array(1) { ["section"]=> string(107) "kryeministri-bullgar-gabim-historik-nese-be-nuk-hap-negociatat-me-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut-182534" }