Kryeministri Conte mesazh shprese italianëve: Meritojmë të buzëqeshim sërish

Publikuar tek: bota, më 23:54 03-06-2020 Kryeministri Conte mesazh shprese italianëve: Meritojmë të buzëqeshim sërish Kryeministri italian Giuseppe Conte

Kryeministri italian Giuseppe Conte, ka dhënë një mesazh shprese për qytetarët e tij teksa vendi ka kaluar në fazën e fundit të lehtësimit të masave të izolimit për covid-19.

“Ne e meritojmë të buzëqeshim, të gëzohemi, pas disa javëve të sakrificës së madhe”, u shpreh Conte.

Ai shtoi se tani është koha që vendi të nisë së zbatuari reformat ekonomike.

Komentet e Contes kanë ardhur në ditën e njëjtë që ky shtet ka hyrë në fazën e fundit të lehtësimit të masave të kufizimit, duke bërë të mundur udhëtimin e brendshëm brenda rajoneve dhe hapjen e kufijve ndërkombëtarë.

“Kjo krizë duhet të jetë mundësi për të tejkaluar problemet strukturale dhe ridizajnimin e shtetit. Neve na duhet të merremi me emergjencën ekonomike dhe atë shoqërore”, u shpreh ai.

Kryeministri italian ka thënë se qeveria e tij është duke punuar për të përshpejtuar kryerjen e pagesave sociale dhe është zotuar për “reforma serioze të taksave”. Pvarësisht lehtësimit, ai ka bërë thirrje për kujdes në kohën e pandemisë duke theksuar se “masa më efektive kundër virusit është distanca fizike dhe përdorimi nëse ka nevojë i maskës”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097010135650635
array(1) { ["section"]=> string(82) "kryeministri-conte-mesazh-shprese-italianeve-meritojme-te-buzeqeshim-serish-208977" }