Kryeministri e pranon: Kam aksione në Panama

Publikuar tek: bota, më 18:54 07-04-2016 Kryeministri e pranon: Kam aksione në Panama

Pas skandalit të “Panama Papers”, kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, e ka pranuar se ka aksione fitimprurëse në llogarinë në emër të babait të tij, në parajsën fiskale të Panamasë.

Pas publikimit të dokumenteve të studios ligjore Mossack Fonseca, Cameron dhe stafi i Doëning Street, bënë katër deklarata të ndryshme lidhur me marrëveshjet financiare të tij, por çështja nuk u sqarua.

Në një intervistë për “ITV”, kryeministri Britanik u shpreh “Ne kishim në pronësi 5,000 njësi në “Blairmore Trust Investment” të cilat i shitëm në vitin 2010 dhe arritëm të fitojmë rreth 30,000 dollarë”.

“Unë dua të jem sa më i qartë për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, sepse sinqerisht nuk kam asgjë për të fshehur”, tha Cameron.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Panama Papers”, Prokuroria nis hetimet për presidentin argjentinas
Panama Papers: shumë zhurmë për pak skandal? »
Article Logic
Execution time: 0.0099828243255615
array(1) { ["section"]=> string(49) "kryeministri-e-pranon-kam-aksione-ne-panama-37095" }