Kryeministri e shkarkoi një javë më parë, nisin hetimet ndaj ministrit në Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 07:50 13-04-2019 Kryeministri e shkarkoi një javë më parë, nisin hetimet ndaj ministrit në Kosovë Ivan Teodosijeviç

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ka nisur hetimet ndaj ish ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviç, lidhur me deklaratat e tij që mohojnë krimet e luftës në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi në fillim të javës ministrin Teodosijeviç, për shkak të gjuhës së urrejtjes, të shpalosur gjatë një manifestimi me rastin e 20 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave serbe.

Ministri Teodosijeviç, tha në një fjalim në komunën e Zveçanit në veriun e Kosovës se shkas “për agresionin u bë e ashtuquajtura katastrofa humanitare në hapësirat e Kosovës, trillimi i Reçakut, ndërsa janë pikërisht terroristët shqiptarë që i shpikën të gjitha, që kryen krime në Kosovë, para dhe pas agresionit të NATO-s”.

Deklarata të ngjashme kishte bërë edhe ish zëvendësministrja e drejtësisë, Vesna Mikiç, e cila po ashtu është shkarkuar nga kryeministri Haradinaj.

Mohimi i krimeve nga zyrtarët serb ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë, në një kohë kur vendi po shënon njëzet vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe dhe pothuajse çdo ditë përkujtohet një nga datat e mizorive të kryera nga forcat serbe, shkruan Zëri i Amerikës.

Për këtë shkak, qeveria e Kosovës hodhi nismën për hartimin e një ligji në bazë të të cilit do të dënohen të gjithë ata që mohojnë krimet e luftës në Kosovë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068740844726562
array(1) { ["section"]=> string(86) "kryeministri-e-shkarkoi-nje-jave-me-pare-nisin-hetimet-ndaj-ministrit-ne-kosove-160216" }