Kryeministri gay i Luksemburgut martohet me një mashkull, i pari udhëheqës në Europë

Publikuar tek: bota, më 16:41 15-05-2015 Kryeministri gay i Luksemburgut martohet me një mashkull, i pari udhëheqës në Europë

Kryeministri i Luksemburgut bëhet i pari udhëheqës i Bashkimit Evropian, dhe i dyti në të gjithë botën -që martohet me dikë të së njëjtës gjini. Kjo martesë  vjen pas 5 vitesh  kurJohanna Sigurðardóttir, kryeminstrja e Islandës, u bë udhëheqësja e parë që u martua me një partnere të gjinisë së saj.

"Bettel dhe Destenay, të cilët janë bashkë që nga viti 2010, pritet të thonë betimet e tyre në një ceremoni të qetë civile me miqtë dhe familjen, larg nga shkëlqimi verbues i publicitetit”, ka thënë një mik i kryeministrit.

Disa detaje kanë dalë në lidhje me martesën, të cilën Bettel kishte për qëllim ta mbante private duke ndaluar edhe fotografët. "Ai nuk dëshiron të vërë jetën e tij private në qendër të vëmendjes publike dhe i ka hedhur poshtë kërkesat nga revista të famshme për të mbuluar ngjarjen," pohon miku i kryeministrit.

Bettel, i cili është lider i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë në Luksemburg, doli publikisht si homoseksual në vitin 2008. Por, që nga marrja e pushtetit 18 muaj më parë ai ka hedhur poshtë rëndësinë e seksualitetit të tij, duke insistuar se "çfarë ndodh në shtëpi mbetet private".

Partia e tij fitoi vendin udhëheqës në një qeveri koalicioni pasi premtoi se do ishte një forcë modernizimi e Luksemburgut, me plane për të zëvendësuar edukimin fetar në shkolla me etikën e përgjithshme, dhe për të ulur moshën e votimit në 16.

Martesa me të njëtjin seks ishte një tjetër premtim i rëndësishëm.

"Unë i thashë" po ", shprehet Bettel. "Unë kam vetëm një jetë dhe unë nuk dua ta fsheh jetën time."

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012916088104248
array(1) { ["section"]=> string(89) "kryeministri-gay-i-luksemburgut-martohet-me-nje-mashkull-i-pari-udheheqes-ne-europe-11255" }