Kryeministri grek mesazh të fortë për ‘Detin’: Edi Rama tha se është e drejta e Athinës të rritet me 12 milje, zgjerimi është i pashmangshëm

Publikuar tek: aktualitet, më 11:53 20-01-2021 Kryeministri grek mesazh të fortë për ‘Detin’: Edi Rama tha se është e drejta e Athinës të rritet me 12 milje, zgjerimi është i pashmangshëm Kryeminsitri grek Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka bërë një deklaratë të fortë në Parlamentin grek për çështjen e detit dhe zgjerimin e vendit fqinj me 12 milje. Aktualisht në parlamentin grek po diskutohet projektligji për zgjerimin e Greqisë.

Ai ka thënë se edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u kishte dhënë atyre të drejtë për t’u zgjeruar.

“Ministri i Jashtëm grek bashkëpunoi me homologun e tij shqiptar dhe tani çdo mosmarrëveshje me Tiranën do të adresohet në një gjykatë ndërkombëtare.

Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje detare është një e drejtë e patjetërsueshme sovrane e Athinës, duke shtuar një argument tjetër në favor të pozicionit tonë se ujërat e Mesdheut mund të bashkohen në vend që të ndajnë popujt”, shtoi Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.

Mitsotakis është shprehur se vendi po zgjeron territorin e tij sovran "as duke aneksuar territorin e huaj, as në kurriz të shteteve të tjera, por duke ndjekur procedurat që bazohen në të drejtën ndërkombëtare", një referencë në Ligjin e KB të Detit, që i jep Greqisë të drejta për të zgjeruar kufijtë e saj detarë në 12 milje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Villnin dhe ishin në gjendje të fikëti, 6 nxënës të shkollës private në Tiranë helmohen nga gazi, përfundojnë te Urgjenca
Kapen me 4 mijë fara kanabisi dy persona në Shkodër, policia tregon shumën: Ja sa do i shisnin »
Article Logic
Execution time: 0.011455059051514
array(1) { ["section"]=> string(143) "kryeministri-grek-mesazh-te-forte-per-detin-edi-rama-tha-se-eshte-e-drejta-e-athines-te-rritet-me-12-milje-zgjerimi-eshte-i-pashmangshem-235688" }