Kryeministri Haradinaj shkon në vendin ku i vranë vëllain: Aty ku jam ndarë nga Luani...

Publikuar tek: rajon, më 20:09 12-04-2019 Kryeministri Haradinaj shkon në vendin ku i vranë vëllain: Aty ku jam ndarë nga Luani...

Kryeministri Ramush Haradinaj ka postuar pak momente më parë disa foto alpet e Kosovës, të cilat mbartin mjaft histori për të.

Haradinaj ka postuar foto nga vendi i quajtur Qafë Mullarë, ku në në 6 maj 1997 mbeti i vrarë vëllai i tij Luan Haradinaj, ndërsa shihet i shoqëruar nga një grup i madh miqsh dhe shpalosin flamurin e UÇK-së.

Luan Haradinaj vinte nga familja heroike e Haradinajve, ndërsa i takon brezit të parë të rinisë dukagjinase, që mori përsipër furnizimin me armë të ideatorëve të luftës çlirimtare në Kosovë.

Luani së bashku me vëllezërit e tij, Shkëlzenin, Ramushin, Dautin dhe me shokët e idealit kanë furnizuar me armë nga Shqipëria luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe kanë marrë pjesë në organizimin dhe kryerjen e një mori aksionesh luftarake kundër policisë serbe, sidomos nëpër pika strategjike dhe mbi stacione policore.

Më 6 maj të vitit 1997, Luan Haradinaj ka humbur jetën në pritën e forcave ushtarake e policore jugosllave, ndërkohë mbeti i plagosur vëllai i tij, kryeministri i sotëm i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili pa tek i qëlluan për vdekje vëllanë përpara syve.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066521167755127
array(1) { ["section"]=> string(91) "kryeministri-haradinaj-shkon-ne-vendin-ku-i-vrane-vellain-aty-ku-jam-ndare-nga-luani-160192" }